LAJMI I FUNDIT:

Raporti që do të publikohet së shpejti rreth UFO-ve, do të jetë ‘i vështirë për t’u shpjeguar” – thotë ish-drejtori i inteligjencës amerikane

Raporti që do të publikohet së shpejti rreth UFO-ve, do të jetë ‘i vështirë për t’u shpjeguar” – thotë ish-drejtori i inteligjencës amerikane

Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës kombëtare ka lënë të kuptohet se një raport i ardhshëm qeveritar mbi jashtëtokësorët do të përfshijë informacione që nuk mund të shpjegohen lehtë.

“Ka raste kur nuk kemi shpjegime të mira për disa nga gjërat që kemi parë, dhe kur ky informacion të deklasifikohet, unë do të jem në gjendje të flas edhe pak më shumë për këtë”, citohet të ketë thënë ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, shkruan USA Today, përcjell Telegrafi.


Ratfcliffe tha se disa vëzhgime të UFO-ve janë deklasifikuar në të kaluarën, por një raport që do të dalë nga Pentagoni dhe agjencitë e tjera federale do t’i paraqesin më shumë informacion popullit amerikan.

“Ka pasur vëzhgime në të gjithë botën”, tha Ratcliffe. “Dhe kur flasim për këtë, gjëja tjetër që do t’ju tregoj, nuk është vetëm një pilot ose thjesht një satelit ose ndonjë koleksion i inteligjencës. Zakonisht, ne kemi sensorë të shumtë që po kapin këto gjëra”.

Maje Ratcliffe ka thënë se elementet që janë të vështira për t’u shpjeguar në këto pamje të papublikuara më parë përfshijnë lëvizje që është e vështirë për t’u “kopjuar” ose udhëtime me shpejtësi që tejkalojnë atë të zërit pa krijuar një bum zëri.

Sipas NewYorkPost, një raport i ri i Pentagonit do të detajojë gjithashtu çdo kërcënim që paraqitet nga fenomenet ajrore dhe nëse “kundërshtarët e huaj” dyshohet se i kontrollojnë ato. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori