Në ujërat e Liqenit të Dibrës kanë përfunduar sasi të konsiderueshme të mazutit, të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha ekologjike. Të parët që e kanë vërejtur këtë dëm ekologjik janë një grup i peshkatarëve sportiv të shoqatës “Trofta”, të cilët pastaj kanë informuar të gjithë institucionet kompetente. “Është një dëm i madh që i është bërë liqenit të Dibrës, me çka dëmtohet flora dhe fauna, ndërsa pasojat do të jenë afatgjate”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës të peshkatarëve sportiv dibran, Dritran Bocku. Ne si shoqatë jemi edhe koncesioner të liqenit, ka vijuar më tej ai, ashpër e dënojmë këtë akt dhe kërkojmë që institucionet të marrin të gjitha masat për të gjetur ata që kanë shkaktuar këtë katastrofë ekologjike. Mazuti është derdhur në afërsi të bregut dhe pastaj ka përfunduar në ujërat e liqenit, tregon Bocku dhe shton se këtë mund ta bëjnë vetëm ata që nuk duan mjedisin të pastër jetësor.
“Rastin e kemi paraqitur tek inspektorët dhe presim zbulimin e atyre që bënë këtë ndotje të liqenit”. Në bisedën që patëm me disa peshkatar sportiv nga Dibra, na informuan se ndjehen tejet të shqetësuar për këtë katastrofë ekologjike ndaj liqenit. Ata shtojnë se këto hidrokarburante do të dëmtojnë në masë të madhe florën dhe faunën e liqenit. Edhe dibranët ashpër dënojnë këtë akt dhe presin që sa më shpejt të dënohen ata që shkaktuan këtë skandal ekologjik. Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, në reagimin e tij thekson se është ky një dëm i madh që i është bërë liqenit të Dibrës. E dënoj këtë akt jonjerëzor dhe kërkoj nga institucionet kompetente të marrin masa urgjente për të zbuluar shkaktarët të ndotjes”, thotë Duka dhe shton se ndotja do të shkaktojë dëme ekologjike.
Liqeni i Dibrës deri tani kishte ndotje nga mbeturinat plastike, të cilët gjatë sezonit pranveror vijnë nëpërmjet lumit Radikë në liqenin e Dibrës. Bëhet fjalë për mbeturina plastike që vijnë nga deponitë e shumta të egra nga fshatrat e Rekës, dhe pastrimi i tyre bëhet me aksione të shumta ekologjike. Por edhe përkundrejt pastrimit të mbeturinave, është fakt se ka ndotje të liqenit, thotë aktivisti i njohur në sferën e ekologjisë, Shuip Marku. Sipas tij, derdhja e mazutit liqenit i ka sjellë dëme të mëdha. Megjithatë, deri të dielën asnjë nga institucionet kompetente nuk ka prezantuar informatë apo masa që janë ndërmarrë kundër ndotjen së liqenit të Dibrës me hidrokarburante. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze