LAJMI I FUNDIT:

Aktori Armie Hammer akuzohet për përdhunim të një 20 vjeçareje

Aktori Armie Hammer akuzohet për përdhunim të një 20 vjeçareje
Armie Hammer (Foto: Vulture)

Aktori amerikan, Armie Hammer, është nën hetim nga Departamenti i Policisë në Los Angeles për akuza për përdhunim.

Hammer, i cili është më i famshëm për rolin e tij në filmin “Call Me By Your Name”, është akuzuar nga një femër 24 vjeçare për përdhunim dhe abuzim fizik gjatë gjithë marrëdhënies së tyre katërvjeçare.


Effie, e cila ka zgjedhur të mos përdorë mbiemrin e saj, përfaqësohet nga Gloria Allred dhe në një konferencë për shtyp të enjten, ajo shtjelloi historinë e saj të moshës 20 vjeçare.

Armie Hammer (Foto: The Guardian)

“Më 24 prill 2017, Armie Hammer më dhunoi me dhunë për më shumë se katër orë në Los Angeles”, tha Effie me lot, “gjatë së cilës ai më përplasi kokën vazhdimisht me një mur, duke mavijosur fytyrën time. Ai gjithashtu kreu akte të tjera dhune kundër meje për të cilat unë nuk dhashë pëlqimin”.

Të gjitha lajmet nga Armie Hammer
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armie Hammer

Ajo thotë se u përpoq të largohej, “por ai nuk më lejoi”.

“Mendova se ai do të më vriste”, vazhdon më tej ajo.

Armie Hammer (Foto: Vulture)

LAPD ka konfirmuar se Hammer aktualisht është i dyshuar në një hetim të sulmit seksual.

Në një deklaratë, avokati i Hammer Andrew Brettler ka mohuar pretendimet e Effie.

“Nga dita e parë, Z. Hammer ka pohuar se të gjitha bashkëveprimet e tij me [Effie] – dhe çdo partner tjetër seksual të tij për këtë çështje – kanë qenë plotësisht konsensuale, diskutuar dhe dakorduar paraprakisht”, tha Brettler. /Telegrafi/

Effie dhe Armie në vitin 2016 (Foto: Vox)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori