LAJMI I FUNDIT:

Ish basketbollisti i Barcelonës që e dinin për të vdekur tash e 40 vite i lajmërohet i gjallë një bashkëlojtari të asaj kohe

Ish basketbollisti i Barcelonës që e dinin për të vdekur tash e 40 vite i lajmërohet  i gjallë një bashkëlojtari të asaj kohe

Charles Thomas, i cili luajti basketboll për Barcelonën nga vitit 1970 deri në 1975 është rishfaqur i gjallë, pasi supozohej i vdekur tash e 40 vjet.

Pasi doli në pension, Thomas kishte një jetë të shthurur që përfshinte drogën, ndërsa u nda nga gruaja e tij. Sipas legjendave të asaj kohe, ishte folur se ish – basketbollisti kishte pasur një fund të dhunshëm.

Sidoqoftë, ish-shoku i tij i skuadrës Norman Carmicheal ka zbuluar se ai është ende gjallë dhe se ka folur me të përmes videos.


Thomas , tani 74 vjeç, jeton në një shtëpi pleqsh në Amarillo, Texas.

Carmicheal tha se ishte i shokuar kur mori një telefonatë dhe një grua i tha se Charles Thomas donte të fliste me të – ai mendoi se ishte një shaka, por e pranoi telefonatën.

“Unë mbeta pa fjalë kur pashë fytyrën e tij në telefonatë”.

“Unë e njoha atë nga buzëqeshja e tij dhe mënyra e të folurit. Ai fliste i qetë dhe nuk u përpoq të më bindte kush ishte ai, thjesht donte të fliste me mua”, tregon Carmicheal .

Një karrierë e rrethuar nga legjenda urbane  

Thomas ishte një nga basketbollistët e parë amerikan që përfaqësoi Barcelonën dhe kishte një prani imponuese në fushë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në Spanjë, ku shquhej për ngulitje.

Ekziston një histori për të ku thuhet se gjatë një seancë stërvitore bashkëlojtarët vendosën një bankënotë 1,000 pesetë, në pjesën e lart të tabelës dhe ai arriti ta kapte.

Një legjendë tjetër është që Barcelona vendosi të nënshkruajë me Thomas përpara Leë Alcindor – i njohur më vonë si Kareem Abdul-Jabbar – sepse ky i fundit ua kishte kërkuar gjysmën e pagave si paradhënie.

Thomas arriti në Barcelonë pasi bëri përshtypje për dy sezone në Sant Josep dhe pas pesë sezonesh me Blaugranat, ai pati një aventurë të shkurtër me Manresa para se të kthehej në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori