LAJMI I FUNDIT:

Fundjava në Maqedoni me reshje të shiut dhe borës në vende malore

Fundjava në Maqedoni me reshje të shiut dhe borës në vende malore

Reshje të shiut në zonat malore dhe në disa vende më të ulëta, paralajmërojnë meteorologët nga e shtuna deri të hënën.

Nga DPHM informojnë se nën ndikim të valës së lagësht, nga e shtuna deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në zonat malore të borës. Përkohësisht reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta.

Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të dielën pasdite dhe gjatë natës drejt të hënës të cilat lokalisht do të jenë 30 l/m2.


Në zonat malore do të formohet shtresë e re e borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila të dielën gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga minus gjashtë deri dy gradë, të shtunën nga minus tre deri tre, të dielën nga zero deri gjashtë, të hënën nga minus 1 deri pesë, të martën nga minus katër deri dy dhe të mërkurën gjithkund do të jetë nën zero nga minus gjashtë deri minus një. Temperaturat ditore do të jenë midis dy dhe 13 gradë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori