LAJMI I FUNDIT:

Sërish defekt në ujësjellësin e Tetovës, do të ketë kufizime në furnizimin e qytetit me ujë

Sërish defekt në ujësjellësin e Tetovës, do të ketë kufizime në furnizimin e qytetit me ujë

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” i informon qytetarët se sërish është paraqitur problem në furnizimin e qytetit me ujë nga linja e Leshnicës.

Nga NPK “Tetova” thonë se defekti ka ardhur si rezultat i tërmeteve të fundit, të cilët kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe është paraqitur defekt në gypin kryesor fi-500.


“Si rezultat dridhjeve sizmologjike të tokës (tërmet) kemi rrëshqitje të dheut në linjën e Leshnicës ku është paraqitur defekt në gypin kryesor fi-500. Momentalisht në rezervuarët e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s, gjithashtu nga sot kemi aktivizuar edhe katër bunarë që gjenden në qytetin Tetovës”.

“Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit deri në sanimin e defektit, Ju informojmë se nga sot (e Martë) 16.03.2021 NPK “TETOVA” Tetovë jemi të detyruar që të fillojmë me restrikcion të ujit për pije nga edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës”, (sic) thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”.

Ndryshe, edhe ditë më parë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe defektit që u shkaktua në gypat në linjën e Leshnicës, qytetarët e Tetovës me ditë të tëra ishin pa ujë për pije./Telegrafi/

K O M U N I K A T Ë ❗️
Të nderuar qytetarë,
Si rezulltat dridhjeve seizmologjike të tokës (tërmet) kemi rëshqitje të…

Posted by NPK “TETOVA” Tetovё on Tuesday, 16 March 2021

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori