LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,13 % në raport me vendimin e datës 08.03.2021.

“Gjatë javës së kaluar, çmimet e dy llojeve referente të naftës, Brent dhe WTI-ja amerikane, në bursat botërore kanë shënuar rritje si rezultat i dërgesës së reduktuar të naftës së papërpunuar nga prodhuesit e mëdhenj. Njëashtu ndikon edhe faktori i imunizimit i cili mbjell optimizmin e kthimit të jetës ekonomike në normalitet, me çka pritet edhe përmirësim i kërkesës së naftës së papërpunuar në tregun botëror pas gjysmës së dytë të këtij viti”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 08.03.2021.


Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,368 den/kg dhe do të jetë 36,211 den/kg.

Nga data 16.3.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 57,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 46,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,211 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 4,982 %, te nafta për 2,764 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,358%. Ndërsa te Mazuti është regjistruar ulje për 0,068%.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori