Publikisht, Bashkimi Evropian e ka vlerësuar fushatën globale të Rusisë për furnizimin me vaksina kundër coronavirsit si një marifet propagandistik nga një regjim i padëshirueshëm.
Por, siç shkruan Reuters, duke u bazuar në deklarata të burimeve diplomatike dhe zyrtare të BE-së, blloku tanimë është duke menduar edhe për sigurimin e vaksinave Sputnik V të Moskës, ndërsa përpiqet të realizojë përpjekjet e tij për të vaksinuar 450 milionë njerëzit e saj.
Po sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një zyrtar i BE-së i cili negocion me prodhuesit e vaksinave në emër të bllokut tha se qeveritë e BE-së po shqyrtonin fillimin e bisedimeve me zhvilluesit e Sputnik V dhe do të duheshin kërkesa nga katër shtete të BE-së për të filluar procesin.
Siç thuhet më tej, Hungaria dhe Sllovakia kanë blerë tashmë vaksinën ruse, Republika Çeke është e interesuar dhe zyrtari i BE-së tha se Italia po konsideronte të përdorte bioreaktorin më të madh të vendit për prodhimin e vaksinave në një fabrikë ReiThera pranë Romës për të prodhuar Sputnik V.
Brukseli është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave të bllokut në një kohë kur ish-anëtarja Britania po lehtëson kufizimet ndërsa programi i saj i inokulimit po arrin ritmin.
Në anën tjetër, Italia po intensifikon bllokimet, spitalet në rajonin e Parisit janë afër mbingarkesës dhe Gjermania ka paralajmëruar një valë të tretë.
Ndryshe, BE ka nënshkruar marrëveshje me gjashtë prodhues të vaksinave perëndimore dhe ka filluar bisedime me dy të tjerë.
Ajo ka miratuar katër vaksina deri më tani por problemet e prodhimit kanë ngadalësuar fushatën e saj të inokulimit dhe disa shtete anëtare po kërkojnë zgjidhjet e tyre.
Nëse Sputnik V do të bashkohej me arsenalin e vaksinave të BE-së, do të ishte një triumf diplomatik për Rusinë, tregtia e së cilës me bllokun është penguar prej vitesh nga sanksionet mbi aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen e saj në Ukrainën lindore.
Kjo do të rrezikonte gjithashtu ndarjen e bllokut midis atyre “shteteve kundër dhënies së Moskës çdo lloj fitore” dhe atyre “në favor të mendimit se Brukseli mund të bashkëpunojë me Kremlinin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri