LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i pulsoksimetrit në kushte paraspitalore

Përdorimi i pulsoksimetrit në kushte paraspitalore

Pulsoksimetri është pajisje fotoelektrikë i cili mat nivelin e oksigjenit në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
isufbajrami@yahoo.com


Sajohet nga monitori transmisiv dhe sonda ose e gjithë kjo me një përbërje sikur te puls oksimetri për gishtërinj.

Qëllimi: Të matet me sukses saturimi i gjakut me oksigjen me përdorimin e puls oksimetrit

Senzori i oksimetrit zakonisht përforcohet në majën e gishtit në duar, laprën e veshit ose te fëmijët e vegjël në pjesën distale të shputës.

Pasi që është aktivizuar aparati dërgon në inde ndriçim me ngjyra të ndryshme dhe mat sasinë e dritës së kthyer.

Rezultati evidentohet si mbetje e saturimit (ngopjes) me hemoglobinën, në rastin e oksigjenit, mund të notohet si SpО2.

Në matje ndikojnë përqindjet në cilado molekula që lidhen me hemoglobinën. Në shumicën e rasteve, kjo është masë për matjen e oksigjenit.

Normalisht Sp О2 është 95- 99%. Përqindja e ngopjes me oksigjen nën 95% mund të jetë shenjë e shkallës së ndryshme të hipoksisë. Njësoj duhet pasur parasysh se vlera e SpО2 nën 95% për disa pacientë është normale, si psh. te sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (SKOM).

Pulsoksimetrin duhet inkorporuar në vlerësimin e përgjithshëm klinik dhe nuk duhet bazuar ekskluzivisht në vlerat e saj.

Secilit pacient që ankohet në vështirësi të frymëmarrjes dhe të i cili kemi ndryshim të statusit mental duhet t’i bëhet puls oksimetria.

Hulumtimi është joinvaziv dhe komplikim i mundshëm i vetëm i hulumtimit është zvarritja ose mos përqendrimi i vëmendjes për shkak të parametrave tjerë gjendjes së pacientit.

Duhet para së gjithash të mjekohet pacienti e jo të merremi me aparaturë.

Në çdo pajisje është ngjitur udhëzimi për përdorim të cilën patjetër duhet analizuar, të njihemi me aparatin dhe veprimet për matje.

Pajisjet

Nevojiten pajisjet si në vijim:

– Pulsoksimetri
– Sonda me madhësi të ndryshme (për të rritur, për fëmijë, për të porsalindur)
– Bateria rezervë
– Facoletë acetoni (për largimin e llakut në thonj)

Vlerësimi primar

Përdorimi i pulsoksimetrit nuk guxon të jetë shkas për vonesën e administrimit të oksigjenit.

Pulsoksimetri është më i nevojshëm në dy raste:

▪ Për vlerësimin e efikasitetit për çfarëdo veprimi të zbatuar, psh. terapia me oksigjen, terapia me bronchodilatator, ventilimi me ABU balon dhe maskën për mbajtjen e qarkullimit spontan të gjakut

▪ Për vërejtje – rënien e saturimit të gjakut të pacientët. Me rastin e përdorimit të puls oksimetrit nuk duhet harruar se të disa pacientë vlerat e lexuara nuk do të jenë plotësisht të sakta, psh.:

– Pacientët e ekspozuar në monoksid karboni (CO), duke përfshirë duhanpirësit kronik, mund të kenë lexim pozitivë të rrejshëm, pasi që CO lidhet në hemoglobinë dhe prodhon ngjyrë të kuqe të cilën e lexon aparati.

– Pacienti me anemi dhe pacientët që kanë gëlltitë helme të caktuara mund të kenë lexime të larta të rrejshme të SpО2.

– Hipoperfuzioni të pacientët, duke përfshirë shokun dhe hipoterminë, nënkupton se në kapilar nuk ka qarkullim të gjakut të mjaftueshëm për lexim preciz.

– Nëse matet në ekstremitetin e lënduar leximi nuk do të jetë precizë.

Veprimet

1. Zbato masat mbrojtëse personale.

Shpjegim: Detyrimisht bartni dorezat dhe syzet mbrojtëse nëse kemi prani të gjakut dhe sekrecione me qëllim të parandalimit të sëmundjeve infektive.

Lidhni telin e sensorit me ekran dhe forconi sondën në majën e gishtit të palënduar të pacientit ose tërë pulsoksimetrin vendoseni në gisht. Cakto shpejtësinë e pulsit të pacientit.

Nga të gjitha sondat në dispozicion, ato për gishtërinj janë më të përshtatshmet për pacientë. Shumica e sondave mund të përdorën përsëri. Ekstremiteti i lënduar mund të tregoj vlera të gabuara ose mungesë të leximit.

Pulsoksimetri në gishtin tregues regjistron vlerën e pulsit dhe SpO2

2. Aktivizo pulsoksimetrin. Disa pajisje automatikisht aktivizohen me vendosje në gisht.

3. Monitoro SpO2 dhe frekuencën e zemrës. Konstato se frekuenca e zemrës në ekran është identike me shpejtësinë e pulsit të pacientit.

Shpjegim: Leximi mund të zgjatë disa sekonda. Pulsi i pacientit dhe frekuenca kardiake në ekran duhet të jenë identike. Nëse jo, shqyrto transferin e sondës në gisht tjetër.

4. Disa pulsoksimetra mund të tregojnë pulsin në formë valore, të cilët duhet t’i përgjigjen frekuencës së pulsit të pacientit.

Pas vendosjes së drejtë të oksimetrit, vlerat e saturimit lexohen çdo 5 minuta ose kur pacienti do të filloj të merr frymë me vështirësi ose ka shenja të hipoksisë.

Moment i volitshëm për lexim është me rastin e konstatimit të shenjave vitale të pacientit.

Shpjegim: Nëse te pacienti është vendosur pulsoksimetri duhet monitoruar pandërprerë vlerat e matura. Ndryshimi i vlerave duhet dokumentuar dhe të lajmërohen personat të cilët zbatojnë masat e avancuara të sigurimit të frymëmarrjes. Disa oksimetra kanë alarm i cili aktivizohet nëse vlerat e lexuara të oksimetrit bien nën vlerat e caktuara.

5. Dokumentimi i vlerave SpО2.

Shpjegim: Me rëndësi vendimtare është të shënohet e gjithë ajo që është punuar me qëllim të përfitimit të një pasqyre të qartë lidhur me rrjedhjen e ngjarjeve.

Vendosja e membranës së pulsoksimetrit në mollëzën e gishtit tregues

Vlerësimi sekondar ose i përsëritur

– Nëse kemi rreziqe nga largimi i lehtë i sondës, forcoje atë me trakë që ngjitet.

– Nëse nuk ka lexim, nëse format valore janë të dobëta ose paraqiten shenjat e ënjtjeve ose alarmit, mendoni për përsëritjen e vendosjes ose zhvendosjen e sondës në vend tjetër.

– Kontrollo bateritë dhe sipas nevojës ndërroni.

Vërejtje me rëndësi

– Nëse ekziston rreziku i largimit të sondës, përforco atë me trakë të ngjitshme.

– Nëse nuk ka lexim, nqs format valore tregojnë shenja të rrezikut, mendoni për përsëritjen e vendosjes ose zhvendosjen e sondës në vende tjetër. Kontrollo bateritë dhe sipas nevojës i ndërroni.

– Te pacienti me perfuzion të dobët periferik, lapra e veshit mund të jetë vend i përshtatshëm për matjen e SpО2

– Disa llaqe dhe mjete për zbukurimin e thonjve, siç janë thonjtë e mbjellur dhe dekorimet, mund të pengojnë matjen me pulsoksimetër. Dekorimi mund të largohet me aceton, ndërsa facoleta e acetonit duhet të ruhet pranë ose bashkë me puls oksimetrin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori