LAJMI I FUNDIT:

Demiri pas hapjes së Ambasadës në Izrael: Moment krenar dhe historik për marrëdhëniet mes dy shteteve

Demiri pas hapjes së Ambasadës në Izrael: Moment krenar dhe historik për marrëdhëniet mes dy shteteve

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës, Ines Demiri hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael e ka quajtuar moment krenar dhe historik për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Demiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është nder që t’i shërbej me krenari Kosovës në Izrael.


“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem. Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t ‘ i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”, ka shkruar Demiri në Facebook. /Telegrafi/