LAJMI I FUNDIT:

​Kurti kujton demonstratat e ‘81-shit: Nuk kërkohej thjesht liria, por edhe barazia kushtetuese

​Kurti kujton demonstratat e ‘81-shit: Nuk kërkohej thjesht liria, por edhe barazia kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se demonstratat e vitit 1981 ishin pikënisje për të drejtat e shqiptarëve që kërkonin status të Republikës për Kosovën.

Pasi mori pjesë në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demonstratave, Kurti tha se e veçanta e saj, ishte se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë për të kërkuar liri dhe barazi kushtetuese sikur popujt tjerë.

“Sot më 11 mars shënojmë 40-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore në ballë të së cilave, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Asokohe, studentët u organizuan nga mensa, konviktet, universiteti për të drejtat e shqiptarëve për Kushtetutën dhe Kosovën në mënyrë që edhe ajo të jetë e barabartë përmes statusit të Republikës. Demonstratat e vitit 1981, sikurse edhe çdo grup tjetër të demonstratave në historinë e shqiptarëve ndodhet ndërmjet demonstratave të vitit 1968 për universitet dhe demonstratave të vitit 1988-1989, kundër suprimimit të autonomisë. Por e veçanta e demonstratave të vitit 1981 është se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë në emër të Kosovës kërkonin jo thjesht liri, por edhe barazi kushtetuese me popujt dhe Republikat tjera”, tha ai, njofton KP.


Studentët e Kosovës më 4 mars 1981, organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981. Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori