Dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota sot dolën para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’iu caktohet masa e paraburgimit.
Mbrojtja e dy të dyshuarve A.K dhe S.M e ka kundërshtuar masën e paraburgimit.
Pas seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i A.K,. Arben Geci tha se mbrojtja e ka kundërshtuar masën e paraburgimit për klientin e tij dhe pret që ndaj tij të vazhdohet masat për procedurë të rregullt.
Ai tha se personi që mbron ai, dyshohet për bartje të votave.
“Prokurori ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit, ne e kemi kundërshtuar atë masë për arsye që nuk janë plotësuar kushtet sipas nenit 165, paragrafi 2, kështu që tash pritet që gjyqtari të vendos për caktimin e paraburgimit, apo do të shkojë në procedurë të rregullt apo ndonjë masë të lehtë siç është masa e lajmërimit në stacionin policor apo edhe tjetra masë që është edhe ajo e rëndë, por masa e arrestit shtëpiak.
Për shkak se janë duke u bërë hetime shtesë edhe ndaj personave të tjerë nuk kemi mungesë të japim diçka. Dyshohet për mashtrim apo bartje të votave, ky në njëfarë forme ka qenë vetë i pesti në tavolinë dhe në atë tavolinë që ka punuar i mbrojturi im sipas procesverbaleve nuk ka tjetërsim të votave për shkak se krejt këtë prokurori e ka bërë sa për atë videon e famshme por nuk ka diçka tjetër më shumë, ne e kemi kundërshtuar dhe shpresojmë dhe besojmë që mund të shkojmë në procedurë të rregullt për të mbrojtur të dyshuarin”, tha Geci, raporton KP.
Kurse, edhe mbrojtja e S.M, Hamdi Podvorica tha se meqenëse seanca është mbajtur e mbyllur nuk mund të jap detaje se çka ka ndodhur, por shtoi se e kanë kundërshtuar masën e paraburgimit të kërkuar nga Prokuroria.
“Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura kështu që nuk mund të lëshohem në detaje dhe të shpjegoj atë që është thënë në seancë. Ajo që mund të themi tani për tani është se ata akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit dhe për dhënie dhe marrje të ryshfetit. Presim vendimin e gjykatës. Mbrojta e ka kundërshtuar dyshimin e bazuar se ata kanë kryer veprën penale por kjo do të vërtetohet gjatë zhvillimit të mëtejme të procedurës”, tha ai.
Prokuroria kërkoi gjatë së mërkurës caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.K dhe S.M të cilët u ndaluan nga Prokuroria Speciale më 9 mars nën dyshimin se kanë kryer veprën penale për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës