“Kaçanikut i raftë pika, nuk e din se çka është frika”. Kjo është vetëm një nga këngët që i është kënduar qytetit të Kaçanikut, të Idriz Seferit. I vogël për nga sipërfaqja, por që të madh e bën historia.
Me bukuri natyrore të spikatur, i ndodhur në mes të grykave, me dy lumenj, Lepencin dhe Nerodimën, të cilët në fund të qytetit bashkohen.
“Për Kaçanikun me fol duhet shumë. Me më vetë mu, sa është Kaçaniku i vjetër unë them sa vetë toka. Kaçaniku ka një lashtësi të madhe, është I lidhtë me shumë ngjarje të cilat kanë ndodhë në këtë pjesë. Ky popull ka kalu barra nëpër supe të veta dhe jemi krenar për gjithçka që kemi kalu si kaçanikas”
“Emri i Kaçanikut është i lidhur ngushtë me emrin e Kogja Sinan Pashës, një vezir shqiptar i cili ka origjinë prej Krahinës së Lëumës, tropojan, një vezir unikat në Perandorinë Osmane”, thotë Ilmi Hoxha.
“Në Kaçanik, ka pas dy hane, ka pas mishtore, ka pas gjellëtore publike të cilat janë ushqy gratis sepse kjo trevë ka qenë shumë e varfër”
“Kaçaniku ka edhe urën. Janë disa fotografi të vjetra që tregojnë urën prej druri. Tani na e kemi zgjeru, he quhet ura e Konakut. Pleqtë kanë thanë, ai person që ka kalu urën e Konakut, i ka bo strehim kaçanikasi dhe e ka përcjellë në mënyrën ma të mirë prandaj edhe jemi të njohur si mikëpritsa”
Çka e karakterizon Kaçanikun, është edhe konstrukti i veçantë i këtij qyteti. Xhamia që ndodhet në qendër, kalaja e cila daton nga shek.XVI, janë dy nga fortesat që i kanë bërë ballë kohës e që e ruajnë e përshkruajnë më së miri historinë e tij ndër vite.
“Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje, është ndërtu nga Sulltan Murati III. Ky ka qeverisë P.O si sulltan prej vitit 1574 – 1595. Përputhet edhe me kohën e Koxha Sinan Pashës. E ka ndërtu për ta mbrojtur Grykën e Kaçanikut deri në rrugën që e ka lidhë me Prizrenin. Ka qenë një vijë ku kanë qarkullu ushtarët, të mirat materiale. Ka pasë, 40 deri 50 shtëpi. Shtëpitë në këtë kala kanë qenë të mbuluara me tjegulla. Ka pas vreshta dhe ka pas 4 kulla vrojtuese. Njërën e kemi prapa, si të tilla që kanë mbrojtur kalanë”, thotë ai.
“Xhamia është ndërtu në mes viteve 1594-1595.. Xhamia është ndërtu në qendër. Sipas gojëdhënave, materiali që ka qenë për ndërtimin e kësaj xhamie është bartë me karvanet e P.O. Karvane të tilla janë dale në vendin ku është ndërtu xhamia”
“Në xhami përveç hoxhës që ka kry namazin, obligimet fetare, ka pas roje nate për kalljen e kandilave. Por çka është interesant, kish pagu një njeri që saherë të ban namaz në ditë, të lutet për shpirtin e Sinan Pashës”
Simbol i historisë shqiptare është edhe Gryka e Kaçanikut. Aty ku u luftua për liri ditë me radhë…
“Është i njohur edhe Kaçaniku i Idriz Seferit, i cili në vitin 1910 u ka bo rezistencë pashallarëve Osman në Grykën e Kaçanikut. Aty kanë luftu 3 ditë dhe 3 net, derisa kanë pengu depërtimin e ushtrisë osmane”
Gryka e Kaçanikut e ka edhe urën mbi të cilën kalon autostrada për në Shkup, që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që u jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë e kësaj gryke dhe lumit Lepenc.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025