LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka përfunduar rinumërimi i votave

Ende nuk ka përfunduar rinumërimi i votave

Ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), proces ky i nisur si pasojë e ankesave të kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme me dyshimin për manipulime me vota.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  Valmir Elezi.


Sipas Elezit, kanë mbetur edhe më pak se dhjetë vendvotime të rinumërohen paraditen e nesërme.

“Rinumërimi nuk është përfunduar akoma. Më pak se 10 vendvotime mbesin të rinumërohen paraditen e nesërme”, tha Elezi për “Zërin”.

Dyshimet për manipulim të votave u ngritën pas publikimit të një video -incizimi në media ku dyshohet se bashkëshorti i Meliza Haradinaj Stubllës kishte blerë vota për të.