Nga: Fadil Sahiti
Sa herë shkoj në Berat, përjetoj emocionet e pranverës së vitit 1999 – të pranverës së mbushur me shumë dhimbje dhe dëshpërim, kur ne, shqiptarët e Kosovës, po përjetonim momentet më dramatike të jetës tonë.
Plani serb për zbrazjen e Kosovës po realizohej… Por… për fatin tonë të mirë, ne mbijetuam. Ishte fat, pasi në krah të luftës tonë ishte vendosmëria e administratës amerikane dhe asaj britanike për ta çliruar Kosovën. Mirëpo, shpesh e harrojmë edhe një faktor tjetër që i qëndroi përballë kësaj zezone: faktori Shqipëri dhe shqiptarët e Maqedonisë që jo vetëm ndihmonin në organizimin e rezistencës, por edhe strehuan qindra-mijëra familje nga Kosova.
Kur në pranverën e vitit 1999, unë, bashkë me gruan, nënën dhe fëmijët po iknim nga lufta, nuk dinim ku të shkonim. Pas katër orësh udhëtimi në këmbë, në mbrëmje arritëm në qendër të Kukësit. Aty gjetëm shumë autobusë që prisnin të shpërndanin familjet kosovare nëpër qytete tjera të Shqipërisë. E mbaj mend një situatë bizare, meqë kosovarët refuzonin të largoheshin nga Kukësi. Donin të ishin sa më afër Kosove. Një shofer bërtiste dhe ankohej ngase njerëzit nuk i bindeshin që të shkojnë me të në Berat… Por, pas rreth gjysmë ore, ia dolëm të bindnim një duzinë prej tyre dhe më pas u nisëm në qytetin e vjetër shqiptar.
Pas një udhëtimi 12 orësh, arritëm tek ish-Kombinati i Tekstileve. U vendosëm në një magazinë të boshatisur. Meqë ushqimet që kishim marrë me vete kishin mbaruar, mora djalin dhe dolëm jashtë për të blerë ndonjë gjë për të ngrënë. Pyeta se ku mund të gjej një lokal ku mund të blija ushqim për fëmijët. Dy prej tyre, Taç Papa dhe Myqo Bollëke, na çuan në një restorant aty pranë. Gjersa prisnim ushqimet, Taçi edhe Myqo rrëfenin përjetimet e tyre për trazirat e vitit 1997. Rrëfenin se si qyteti ishte kthyer në epiqendër të vrasjeve dhe dhunës. Gjatë bisedës, Myqo më thotë se shtëpinë e vëllait e kishte bosh dhe se mund të na e jepte për të jetuar aty. E kuptova se druhej mos do të refuzoja të shkoja. “Ju nuk keni nevojë të vendosni menjëherë”, më tha, “madje, mund të shkojmë ta shohim shtëpinë më parë”. Kështu bëmë. Familja Bollëke jetonte në lagjen Mangalem, një lagje me qytetarë të vjetër dhe me kulturë. Sapo hymë në oborr, thirri nënën dhe gruan për të na takuar. Nuk i harroj asnjëherë fjalët e Nënës Razije, e cila me lot në sy më tha: “Biri i nënës, sa keq ju ka degdisur dushmani”.
U vendosëm tek familja Bollëke, ku jetuam për disa muaj. Familjet tona ngjanin shumë, pasi edhe Myqo jetonte me nënën, gruan dhe vajzat e tij. Kjo na bëri të mos i ndienim aspak ndryshimet kulturore që na i ka imponuar ndarja dhe kufiri shqiptaro-shqiptar. Sfida e vetme ishte komunikimi midis dy plakave – nënës Razije dhe nënës time Naxhije. Por, kjo sfidë nuk zgjati shumë, sepse ato flinin në të njëjtën dhomë dhe për disa ditë i kapërcyen ndryshimet dialektike.
Teksa në këto çaste jam në Berat, pranë familjes Bollëke, dua ta them një gjë që kam mësuar në ata pak muaj që jetuam së bashku: shqiptarët kudo që jetojnë, kanë të njëjtin gjak; kanë shumë më tepër gjëra të përbashkëta dhe shumë më pak dallime.
Faleminderit Berat. Faleminderit Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
Mark Kaçinari, emër i shquar i muzikës shqiptare
KUMBULLA PËRTEJ MURIT
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?