LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Nëse Prokuroria merr sinjale për manipulime me vota, nuk ka pse të pres të bëjë dikush padi

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Nëse Prokuroria merr sinjale për manipulime me vota, nuk ka pse të pres të bëjë dikush padi

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet për manipulime në zgjedhje sigurisht se duhet të ketë procedime penale.

Hasani në “Debat Plus” ka thënë se prokuroria nëse dëgjon për ndonjë manipulim të votave e ka obligim të fillojë hetimet.


“Edhe nëse nuk ka fare kallëzim penal, nëse Prokuroria merr sinjale nga mediat elektronike, të shkruara apo ndonjë burim tjetër e ka obligim të fillojë hetimet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme thotë se sa ishte ai në detyrë ishte hequr dënimi me kusht si masë në lidhje me manipulimet në zgjedhje.

“Nga ai moment keqpërdorimet janë reduktuar në masën 80%. Komisionerët hezitonin të ishin pjesë e zgjedhjeve nga frika mos përfundonin në burg”, thotë ndër të tjera Fejzullah Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori