Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimit “Shaban Jashari”, i cili i jepet mësimdhënësit të dalluar për kontribut në fushën e arsimit dhe edukimit.
Mësimdhënësja e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Shemsije Zeqiri nga Mitrovica këtë vit është nderuar me këtë çmim në shenjë respekti për përkushtimin në punë.
Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, me këtë rast ka thënë se, është nderë i veçantë që të jetë në mesin e mësimdhënësve të dalluar për të shënuar festën e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
Zëvendësministri Rexhaj tha se nuk mund të gjendet një grup tjetër njerëzish më i përshtatshëm se sa mësimdhënësit e dalluar, për të shënuar këtë festë të rëndësishme. Ndër të tjera, ai tha se roli i mirëfilltë i mësimdhënësit në veçanti është kuptuar gjatë vitit të fundit dhe pas një viti të vështirë shkollor mund të thuhet se ja kemi dalë, përkundër sakrificave dhe vështirësive që kemi pasur.
Fituesja e çmimit “Shaban Jashari”, Shemsije Zeqiri, me këtë rast tha se, është e emocionuar pasi që ky është çmimi më i lartë për mësimdhënie. Zeqiri tha se, do të vazhdojë punën me përkushtim të madh, ashtu siç ka punuar deri më tani.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe takimi i rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale
të Arsimit. Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kohë pandemie dhe vazhdimin e mësimit sipas skenarit A, por edhe gatishmërinë për zhvillimin e planit mësimor sipas skenarëve B dhe C.
Zëvendësministri Rexhaj tha se duhet shfrytëzuar kjo kohë deri në përfundim të vitit shkollor për të përmirësuar cilësinë në arsim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje