LAJMI I FUNDIT:

​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh edhe në Pejë

​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh edhe në Pejë
Foto: Arkiv

Të hënën në Pejë, me rastin e 8 Marsit do të organizohet një protestë me moton “Marshojmë, kundër patriarkatit që vret”.

Protesta mbahet në ora 12:00 dhe nis nga Kinemaja “Jusuf Gërvalla” dhe vazhdon deri në qendër.

Marshi i organizuar këtë vit edhe në qytetin e Pejës në kuadër të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” bëhet në bashkëpunim me Anibar.


“Marshojmë sepse nuk duam të festojmë përderisa vajzat dhe gratë vriten. Rezistojmë të bashkuara patriarkatin që vazhdon t’u marrë jetën shumë grave të Kosovës. Edhe ky 8 Mars na gjen të revoltuara ndaj sistemeve shtypëse që kanë mundësuar përshkallëzimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave gjatë viteve të fundit”.

“Do të dalim nga shtëpitë, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, zyrat, spitalet e do të qëndrojmë të bashkuara kundrejt Patriarkatit që vret!. Në këtë ditë, do të përkujtojmë të gjitha gratë që u vranë veç pse ishin gra dhe do të kërkojmë drejtësi nga një shtet që i legjitimoi këto krime”, thuhet më tej.

“Rezistenca jonë do të jetësohet në të gjitha hapësirat private e publike ku burrat ushtrojnë dhunë e terror mbi gratë deri sa të ç’rrënjoset sistemi patriarkal i cili na shtyp dhe vret. Kjo protestë organizohet në kuadër të kolektivit ‘Marshojmë s’festojmë’, dhe ka për qëllim të kundërshtoj patriarkatin që po i dhunon dhe vret gratë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori