LAJMI I FUNDIT:

Musso flet për thashethemet e transferimeve dhe idhujt e tij të fëmijërisë

Musso flet për thashethemet e transferimeve dhe idhujt e tij të fëmijërisë

Juan Musso këmbëngul se ai nuk mendon për afatin kalimtar të verës pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një lëvizje në Inter.

Portieri argjentinas ka qenë i lidhur me një transferim te Interi dhe Roma, por ka mohuar momentalisht thashethemet.


“Jam i lumtur në Udine dhe nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë gjatë verës”, ka thënë fillimisht argjentinasi për Tuttosport.

Interi ka gati ofertën për portierin Musso
Lexo po ashtu Interi ka gati ofertën për portierin Musso

26-vjeçari është i lidhur me një lëvizje në Inter ku ai do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës së Racing, Lautaro Martinez.

“Kur ishim në Argjentinë, unë i thashë atij: Ju do të bëheni top-sulmuesi tjetër i ekipit, ai ishte fantastik”.

“Nuk jam i befasuar nga ndikimi i tij këtu në Itali dhe pritja që i bëra atij në takimin tonë të fundit është më e vështira që kam bërë këtë sezon”.

Musso vazhdoi të flasë për sezonin aktual si idhujt e tij si fëmijë.

“Iker Casillas, Franco Costanzo dhe Gigi Buffon ishin idhujt e mi, mendoj se Buffon është portieri më i mirë në histori”, përfundoi Musso. /Telegrafi/