Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.
Siç njoftohet, gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve F.K., B.A. dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve,
– Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren.
– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrimin në liri mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh faktin se pas kryerjes së veprave penale prezenca e tyre në këtë procedurë është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve të policisë.
Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, do të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprave, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ku të pandehurit me veprimet e tyre kundërligjore kanë cenuar jetën dhe integritetin trupor të dëmtuarve, dhe po ashtu faktin se raportet e acaruara në mesë të familjeve të pandehurve dhe të dëmtuarve, caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i arsyeshëm për zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore.
Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurve në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025