LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita me 59 fotografi në Prekaz, Osmani: Dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri

Ekspozita me 59 fotografi në Prekaz, Osmani: Dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në hapjen e ekspozitës me 59 fotografi në kuadër të  ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Secila foto është rrëfim në vete. Secila e ka një mesazh, shumica prej tyre të papublikuara më parë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se rruga deri në liri dhe pavarësi nuk ka qenë as e lehtë dhe as e shkurtër, duke përmendur dëbimin e shqiptarëve gjatë luftës dhe të pagjeturit për të cilët tha se Kosova nuk duhet të ndalet deri sa ta zbardhë fatin e gjithsecilit.


“Ato janë tablo reale të një periudhe të jetuar dhe dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri. Ato janë historia jonë më e re të cilën assesi nuk duhet ta harrojmë. Gjersa ne lëvizim para, nuk mund të mos e kthejmë shikimin prapa”, tha ajo.

Për më tepër, Osmani shtoi që ata duhet ta ngritin zërin për drejtësi gjë të cilën e konsideron parakusht për paqe të qëndrueshme.

Në këtë ekspozitë kanë marr pjesë edhe ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovës, Philip Kosnett, lideri L VV-së, Albin Kurti, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

Telegrafi më poshtë ju sjell fotografitë nga ekspozita:

Në trend Lajme

Më shumë
​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Shëndetësi
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori