LAJMI I FUNDIT:

Ndoshta mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre, por a e dini se si prodhohen 45 mijë brisqe të ushtrisë zvicerane në ditë?

Ndoshta mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre, por a e dini se si prodhohen 45 mijë brisqe të ushtrisë zvicerane në ditë?

Sigurisht se mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre. Ata prodhohen mbi 10 milionë njësi në vit – fjala është për brisqet e ushtrisë zvicerane. Por, si arrin që fabrika t’i prodhojë 45 mijë copë në dit me një precizitet të paparë?

Brisqet e ushtrisë zvicerane qarkullojnë nëpër treg për më shumë se 130 vite. Fillimisht ishte destinuar vetëm për ushtrinë zvicerane nga Karl Elsener gjatë vitit 1891, transmeton Telegrafi.


Këto brisqe tani prodhohen nga Victorinox, një nga fabrikat më të mëdha në Evropë për thika. Ajo u themelua në vitin 1884.

Fabrika kryesore e saj në Inbach të Zvicrës, prodhon thika të llojeve të ndryshme. Atyre u nevojiten vetëm 5 minuta që të prodhojnë një brisk xhepi – e në gamën e saj ka në dispozicion mbi 400 modele të ndryshme.

Baza e briskut është 85 % metal, 13 % krom dhe një përqindje më e vogël e llojeve tjera të metaleve. Çdo vit importohen mijëra tonelata çelik e krom. Nga kjo sasi prodhohen brisqet me trashësi 2 milimetra.

Se si prodhohen këto brisqe shikoni videon e publikuar më poshtë, dhe do ta kuptoni se pse ato eksportohen në më shumë se 120 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori