LAJMI I FUNDIT:

Gabimet të cilat shumica i bëjnë kur e ngjeshim brumin

Gabimet të cilat shumica i bëjnë kur e ngjeshim brumin

Shikoni nëse i bëni edhe ju këto tri gabime më të shpeshta

Gabimi 1. Përdorimi i tepsisë ngjyrë të errët

Mbase kjo ju tingëllon si marrëzi, mirëpo ka logjikë: tepsia e errët më shpejt nxehet dhe janë më të mëdha shanset që brumi juaj të digjet nga njëra anë, ndërkaq mesi dhe pjesa e sipërme të mbeten të papjekura.


Pra, përdorni tepsi ngjyrë më të shndritshme, apo të qelqit të tejdukshëm, transmeton Telegrafi.

Gabimi 2. Përdorni të njëjtën masë për lëngje dhe për përbërës të thatë

Lëngun do të duhej ta matni në enë e cila është e dedikuar ekskluzivisht për matje të lëngjeve, e cila ka të shënjuara decilitrat, litrat… derisa përbërësit e thatë do të duhej t’i matni në peshore.

Kjo rregull nuk vlen vetëm nëse në recetën të cilën e përdorni për brumë të cilin do ta bëni, është e shënuar që të gjitha t’i matni me filxhanë, apo me lugë.

Gabimi 3. Nuk e matni drejt miellin

Nëse në recetë nuk shkruan sasia e miellit me gramë apo kilogramë, por: lugë, filxhanë… atëherë rrezikoni që brumi juaj të bëhet i thatë.

Luga duhet patjetër të jetë e rrafshët, si edhe filxhani. Këtë do ta arrini ashtu që me thikë do të hiqni tepricën. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Petulla (Berlina)

Petulla (Berlina)

Kuzhina
Humus nga NOA një produkt plot shije, i shëndetshëm, pa gluten dhe 100% natyral

Humus nga NOA një produkt plot shije, i shëndetshëm, pa gluten dhe 100% natyral

Antipasta
Nuk mund të vendosni për shije: Bëni reçel me fruta të përziera

Nuk mund të vendosni për shije: Bëni reçel me fruta të përziera

Nga duart tua
Biftek viçi me salcë kërpudhash

Biftek viçi me salcë kërpudhash

Kuzhina
Kalo në kategori