LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve bashkon ShKK-në, OJQ “Help Kosovo” dhe Komunën e Prishtinës

Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve bashkon ShKK-në, OJQ “Help Kosovo” dhe Komunën e Prishtinës

Në Qendrën Korrektuese Dubravë u zhvillua takimi ndërmjet zyrtarëve të Help Kosovo, Komunës së Prishtinës dhe Udhëheqës i Instruktorëve dhe Trajnimeve në këtë qendër, Ismet Fekaj.

Gjatë takimit është inicuar bashkëpunimi mes tri palëve të përfshira në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të pastër në qytetin e Prishtinës.

“Me ç’rast u diskutua për shportat e plehrave dhe rrethojat metalike, të cilat do të prodhohen në Qendrën Korrektuese Dubravës dhe do të vendosen në koordinim me Komunën e Prishtinës në ato zonat ku ka më së shumti nevojë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


Tutje, në njoftim thuhet se ky projekt parashihet të angazhojë të burgosurit në këtë qendër në kryerjen e punëve rreth prodhimit të shportave dhe rrethojave me anë të mbështetjes së Help Kosovo.

“Help Kosovo ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes SHKK-në me pajisje profesionale për saldim dhe trajnime me ISO standarde, ku janë aftësuar më shumë se 20 persona (nga stafi dhe të burgosurit)”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori