LAJMI I FUNDIT:

Papa, vizitë treditore në Irak

Papa, vizitë treditore në Irak

Papa Françesku nis sot vizitën treditore në Irak, të parën vizitë që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë këtyre ditëve Ati i Shenjtë pritet të vizitojë Bagdadin, Jugun e Irakut dhe Erbilin në veri, i cili u bë shënjestër e sulmeve me raketa rreth një javë më parë.


Por kjo nuk e tremb kreun e Vatikanit që nuk pranon ta zhgënjejë komunitetin e krishterë të Irakut.

“Populli irakian e priste prej kohe Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje. Nuk mund ta zhgënjesh popullin për herë të dytë. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë”, tha Papa Françesku.

“Unë vij si një pelegrin, si një pelegrin i penduar për t’iu lutur faljes dhe pajtimit nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit, për t’i kërkuar Zotit ngushëllimin e zemrave dhe shërimin e plagëve”, tha Papa Françesku në një mesazh me video, dërguar njerëzve të Irakut, raporton A2.

Kjo do të jetë vizita e parë e një Pape në Irak, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga paraardhësit e tij. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori