“Në gjendjen e pritjes pa rezultat, njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t’i vijë në majë të hundës me këtë jetë”, lexova në mes të janarit në një email. Mikja ime 82-vjeçare, autore e këtij mesazhi, është një njeri shumë i dashur për mua. Annelinë e kam përjetuar përherë si një grua të dashur, të mençur, gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët në nevojë, rebele në mendime dhe me shpirt të gjallë, e stolisur me kaçurrela, që i bien lozonjarë mbi fytyrë.
Pasi tregon në email se nga ky virus i vogël me efekt të madh ndihet “e vënë me detyrim në një ‘gjendje të pazakontë pushimi’ me ndalim-lëvizje”, ajo shkruan: “Ku ka një fillim, ka edhe një fund (…) qorrsokakët, rrugët njëdrejtimëshe, rrota që vërtitet pafundësisht, ndihmojnë shumë për të shkaktuar atë sfilitje, nga e cila je tepër i lodhur për ta pranuar zgjuar lamtumirën nga jeta (…) për ta shijuar ngopjen me jetën, për t’i lejuar vetes lodhjen prej saj dhe për të ikur në paqe me vetveten”.
Çfarë kërkon të më thotë me këtë? Në kokë më vërtiten papritmas mendime të këqija. Si duhet të reagoj? Të kërkoj miqtë e saj atje ku jeton? Të konsultoj ndihmës-profesionistë? Apo ta marr në telefonon e të guxoj të bisedoj me të? Ndiej frikë për të, por edhe për veten. Nëse reagoj “gabimisht” ndaj lajmit, do të ndihesha ndoshta (bashkë)përgjegjës për vdekjen e një njeriu të afërt timin. Por nga ana tjetër, a jam i gatshëm ta pranoj vendimin, që kam frikë se qëndron pas email-it? Një përgjegjësi gjigante më rrëzon për tokë.
Si pjesëtarë të shoqërive të kamura të Perëndimit global kemi krijuar sisteme komplekse, të cilat duhet të na ndihmojnë që t’i shpëtojmë kësaj përgjegjësie. Henning Scherf, ish-kryetar i Bashkisë së Bremenit, i cili sot angazhohet për një konfrontim më të mirë me vdekjen, shkruante që në vitin 2016 për komercializimin e fazës së fundit të jetës si pjesë e një sektori të shërbimit sanitar, që e sposton vdekjen në një zonë tabu. Ai thotë se kështu spitalet tona kthehen në shtëpi, ku njerëzit vdesin dhe mjekësia e sëmundjeve të brendshme e stërngarkuar, e inkorporuar në një treg të pavarësuar me fitime gjigante, funksionon si një platformë e asistencës mjekësore për të dobësuarit nga sëmundja dhe që ndërrojnë jetë.
Megjithatë, ky sistem përmbush një funksion shoqëror: vdekja duhet të dëbohet dhe të bëhet e padukshme, ne duhet të çlirohemi nga faji dhe përgjegjësia. Akoma më tepër. Strategjitë tona për t’i ikur realitetit dhe sektori i shfrenuar i kujdesit sanitar mua më duket se janë çiftëzuar me besimin, se njeriu vdes gjithmonë nga diçka. Vdekja ka një arsye. Dhe se ajo mund të shmangej përmes veprimit të duhur të njeriut. Por a ka me të vërtetë sens ta kuptosh vdekjen si cikël shkak-pasojë?
Dhe a është kjo arsye diçka që mund të luftohet dhe kështu të shtyhet pafundësisht vdekja?
Email i Annelisë më mbërrin në Algarve në kohën kur numri i njerëzve të testuar pozitivisht me koronavirus po rritet. Nga Evropa vijnë reagimet rutinë, qeveria në Lisbonë ashpërson masat kufizuese.
Por edhe logjika e mbylljes na pështjellon në një rrjet kompleks me ndjenja fajësie, ikje nga realiteti dhe besime iluzore. Kjo logjikë është premtim dhe mallkim njëherësh. Një sistem rregullash gjoja gjithëpërfshirëse premton çlirimin nga barra e përgjegjësisë. Në të njëjtën kohë na dëshpëron, se kuptojmë që realiteti u rrëshqet vazhdimisht rregullave. Në procesin e vazhdueshëm “të përshtatjes”, rregullat komplikohen aq shumë, saqë në fund gati askush nuk e di si duhet vepruar “në rregull”. Në vend të lehtësimit vjen edhe një ngarkesë tjetër – frustrimi nga dështimi. Kjo nuk është pa gjë.
Në shoqëritë e individualizuara, ku të vendosësh vetë ka prioritet të lartë, rikthimet e mbylljes minojnë konsensin, mbi të cilin mbahen jo vetëm këto rregulla, por edhe i gjithë rendi i përgjithshëm shoqëror politik. Mënyra problematike e trajtimit të vdekjes që fshihet pas saj, nuk diskutohet aspak.
Është iluzion të besosh se individët dhe komunitetet kanë detyrën kryesore të mbrojnë të tjerët nga vdekja. Kur vdekja nuk shihet si pjesë e jetës, por si një falimentim njerëzor, dështimi është i paraprogramuar. Ne do t’i shterojmë shpejt burimet tona. Ne do të zgjojmë edhe shpresa, të cilat nuk mund të përmbushen: Secila vdekje do të ngrejë pyetjen se kush është fajtori. Si individë dhe shoqëri kjo barrë do të na rrëzojë përtokë. Ne do të bëhemi pre e lehtë për ata, të cilët si barinjtë e kujdesshëm krijojnë imazhin se do të na nxjerrin nga qorrsokaku dhe do të na çlirojnë nga frika dhe dëshpërimi.
Sado banale që të tingëllojë: Ne posedojmë burime të pakufizuara dhe jemi të gjithë të vdekshëm. Për këtë nuk ka faj askush. Ashtu siç mësojmë me mundim se eutanazia nuk ka relevancë penale (se nuk është vetëvrasje), duhet të mësohemi ta pranojmë se vdekja ndonjëherë vjen “si pasojë e moshës” dhe është madje e natyrshme. Pavarësisht se cilat infekte mund të testojmë në trupin tonë me tërë ato sisteme të pavarësuara të kujdesit shëndetësor. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj