LAJMI I FUNDIT:

Partnerja e Chadwich Boseman pranon me lot në sy çmimin e të ndjerit në “Golden Globes 2021”

Partnerja e Chadwich Boseman pranon me lot në sy çmimin e të ndjerit në “Golden Globes 2021”
Chadwick Boseman dhe Simone Ledward Foto: Daily Mail

Partnerja e aktorit të ndjerë Chadwick Boseman, Simone Ledward ishte ndër pjesëmarrëset në evenimentin “Golden Globes 2021”.

Paraqitja e saj ishte për të pranuar çmimin që i është dhuruar të ndjerit, në kategorinë si ‘aktori më i mirë në filmat dramë’, shkruan Daily Mail.


Boseman arriti që të ‘mposhtë’ Riz Ahmed, Anthony Hopkins, Gary Oldman dhe Tahar Rahim.

Ndërkohë, në një paraqitje të drejtpërdrejt, Ledward shpërtheu me të qara, pasi i ndjeri u nderua në ngjarje.

“Ai do të falënderonte Zotin dhe prindërit e tij. Po ashtu do të falënderonte paraardhësit e tij për udhëzimin dhe sakrificën” u shpreh ajo.

Po ashtu fjalë të mira ajo pati edhe për ekipit e aktorit të ndjerë, të cilët bënë punë të shkëlqyer për filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Boseman përndryshe ndërroi jetë në muajin gusht të vitit 2020, pasi nuk i mbijetoi kancerit në zorrën e trashë. /Telegrafi/