Maqedonia e Veriut është duke pritur konstituimin e institucioneve në Kosovë për të vendosur për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se kjo mbledhje duhet të shfrytëzohet që të jetë në dobi të dy vendeve.
Ahmeti përshëndet procesin e rregullt të zgjedhjeve në Kosovë, të cilën e quan vlerë të çmueshme demokratike. Derisa edhe uron kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren e 14 shkurtit. Ndërkohë thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë një epilog përfundimtar, e jo të zvarritet.
“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që u krijuan në Kosovë nuk u arrit që kjo mbledhje të realizohet. Kështu që mbetet pas konstituimit të organeve në Republikën e Kosovës të vlerësohet momenti se kur do bëhet një mbledhje e përbashkët ndërmjet dy qeverive tona të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është në dobi të dy vendeve tona, është një moment që duhet të shfrytëzohet dhe të jetësohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona”, thotë ai, për KosovaPres.
Ahmati thotë se Kurtin në qeverisje e presin sfida të vështira.
“Uroj që zotëri Kurti në radhë të parë të ketë shëndet dhe tani me përballje që e presin sepse vjen në rrethana dhe situatë tepër të vështirë. Vjen në një moment që shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu që po t’i prij shëndeti, nuk do t’i mungoj në instalimin e vlerave për të cilat ka fituar dhe është votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Duke përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, Ahmeti thotë se kjo është një vlerë shumë e çmueshme e cila duhet të vazhdojë.
“Është shumë e rëndësishme për opinionin vendor, rajonin dhe Evropën që zgjedhjet kanë shkuar për sëmbari në një proces demokratik të pranueshme nga të gjitha palët konkurruese. Kështu që ka qenë një afirmim i vlerave këto zgjedhje që kanë bërë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Uroj që kjo traditë për sëmbari të vazhdojë se është një vlerë tepër e çmueshme. Një vend demokratik vlerësohet nga zgjedhjet si i bënë dhe si organizon dhe a kontestohet nga palët konkurruese. Kështu që ky proces duhet të përshëndetet”, deklaron ai.
Ndërkaq, thotë se problemi i Kosovës me Serbinë është problem i tërë rajonit dhe Evropës. Për këtë, kërkon një zgjedhje dhe epilog përfundimtar, pasi sipas tij duke zvarritur lëndohen edhe të arriturat e deritanishme.
“Problemi i Kosovës është problem edhe i rajonit, është problem edhe i Evropës. Pa zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e qetë edhe Evropa. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm as Evropa…Besoj që këto ndihma nuk do të mungojnë nga miqtë tanë dhe partnerët tanë ndërkombëtar, e në veçanti nga Uashingtoni dhe Brukseli për një zgjidhje dhe një epilog përfundimtar. Pasi duke i zvarritë gjërat sigurisht që lëndohen dhe proceset demokratike, apo të arriturat e deri tanishme. Jo vetëm të Kosovës, por edhe të tërë rajonit”, thotë ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime