Ish deputeti Fatmir Rexhepi, ka thënë se LDK si partia më e madhe në vend dhe me historinë më të shëndoshë 30 vjeçare të aktiviteteve të saj demokratike dhe organizative, ka dëshmuar se është vetë projekti i ndërtimit të një shteti demokratik dhe euro-atlantik.
Në një shkrim në Facebook, ka thënë se çdo figurë historike e kombëtare e popullit tonë ka një lidhje te ngushtë me frymën dhe qëllimin që LDK mbarte ndër vite, për liri dhe Pavarësi, duke e pasuruar këtë histori më emra shumë të mëdhenj nga jeta politike dhe ajo e rezistencës së organizuar.
“Sot, LDK edhe pse e lënduar rëndë nga votuesi i saj, nëse reformohet në hap me kohën do vazhdoj të mbetet ndër faktorët më të rëndësishëm të ndërtimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe ardhmërisë më të mirë për brezat e rinj si dhe proceseve të reja të integrimit të vendit tonë”, tha ai.
Sipas tij, ky pozicion i rëndësishëm politik por vetëm me udhëheqje reformuese në menaxhim të partisë mundëson pajtim dhe unifikim të të gjithë anëtarësisë, bashkëveprimtarëve dhe brezave të cilët sipas tij duhet të japin gjithçka nga vetja e tyre vetëm e vetëm që LDK të ruhet si shtëpia e një familje demokratike dhe besnike ndaj proceseve demokratike dhe miqve të saj historik.
“Tradicionalisht LDK është përkrahur nga të gjithë pa marrë parasysh moshën, gjininë apo përkatësinë fetare, sepse ajo udhëhiqej nga një njeri strateg dhe i qetë i cili përveç backgroundit akademik e kishte edhe konsistencën e qëndrimeve për çdo zhvillim politik”, thekson tutje.
Më tej thotë se dita e 14 marsit ndoshta vendimtare për të ardhmen e LDK-së, fati i saj është në duar dhe vullnetin e kuvendareve të saj.
“Kështu, populli me dekada çmoi dhe e vlerësoi liderin e saj historik dhe partinë si të besës dhe shpresës! Pra, në LDK janë ndërtuar njëherë e përgjithmonë shinat mbi të cilat jo çdo lloj drejtues treni mund të lëviz sepse duhet të plotësoj kriteret bazë për të cilat populli si kontribuuesi më i madh i kësaj lëvizje i ka vendosur me kohë, kështu mashtrimet me vullnetin e votuesit duhet të marrin fund dhe nuk duhet të përsëriten për hir të karriges dhe pushtetit vetanak”.
“Mesazhi im si delegat është për kuvend dhe proces demokratik ku në garë për lider do nominohen kuadro elitare dhe tradicionalisht me profil reformuesi. Prandaj, vetëm formati reformues garanton sukses në menaxhimin e mirë dhe rikthimin e LDK-së. Por, nëse në kuvend ndodh e kundërta që me bedel dhe pa procedura demokratike të bëhet imponimi dhe zgjedhja e lidershipit atëherë kuvendi do të dështoj në misionin e tij bashkë me të ardhmen e LDK-së, të cilën unë nuk do ta dëshiroja. Me reformuesit – për unitet dhe sukses”, shkroi në fund, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025