Zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, si rasti me ish-kreun e policisë sekrete Sasho Mijallkov, të cilin për dy ditë policia nuk arriti ta kapte për të siguruar praninë e tij në gjykimin për aferën e përgjimeve, pastaj dënimi me burgim të përjetshëm i katër shqiptarëve për rastin “Monstra”, kontesti me Bullgarinë, rritja e krimit dhe korrupsionit, bllokimi i punës së kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev.
Nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, shumica që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate me partitë e koalicionit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ka 62 deputetë apo vetëm dy më shumë se shumica e nevojshme.
Dallimi i vogël në numra ka bërë që shumica parlamentare të ketë probleme të shumta për mbajtjen e seancave plenare, ndërkohë që opozita që kryesohet nga OBRM-PDUKM-ja thotë se është duke punuar për të siguruar shumicë të re për rrëzimin e qeverisë, të cilën e akuzon për skandalet e fundit dhe keqmenaxhim me vendin.
“Ne tani një kohë të gjatë jemi duke biseduar me deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare për formimin e një shumice të re parlamentare. Bisedimet janë në rrjedhë e sipër dhe presim që të përfundojmë me rrëzimin e kësaj qeverie. Dëshmi se kjo qeveri është nga fundi janë edhe vështirësitë që ka ajo në sigurimin e kuorumit për seancat e kuvendit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Se kryeministri Zoran Zaev mund të humbë shumicën, flasin vendimet e dy partive të vogla, me të cilat është në koalicion, e që kanë tre deputetë, Partia Liberal-Demokrate dhe Lidhja Demokratike. Drejtuesit e tyre kanë vendosur të veprojnë të pavarur edhe pse nuk pranojnë se do të shkëputen nga shumica parlamentare.
“Absolutisht se është e papranueshme për mua që qëndrimet të cilat përfaqëson LSDM-ja apo koordinatori i saj në kuvend, t’i mbështes edhe unë. Ne do të veprojmë të pavarur dhe kjo nuk do të thotë se do të largohemi nga koalicioni”, ka deklaruar kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.
Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i dëshpëruar nga veprimi i partnerëve të tij edhe pse ka thënë se nuk beson se do të humbë shumicën.
“Pa dyshim se në rrethanat kur opozita thotë se mund të formojë shumicën dhe ne themi të kundërtën, veprimi i këtyre partive bie ndesh me marrëveshjen për koalicion. Por, unë besoj se kemi shumicë parlamentare dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt. Mund të kemi edhe më shumë se 62 deputetë”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.
Kundër qeverisë së Zaevit është deklaruar edhe opozita shqiptare, e cila ka 12 deputetë, por për ngritjen e mocionit të mosbesimit do të kërkojë mbështetjen e opozitës maqedonase, nëse ajo nuk e inicion nj mocion të tillë.
“Ne do ta iniciojmë dhe do të kërkojmë mbështetje prej të gjithë deputetëve, jo vetëm prej opozitës, por prej gjithë deputetëve që kanë ende ndërgjegje për atë që ndodh në vendin tonë, që të na bashkohen t’i japim fund kësaj qeverisje skandaloze”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës që është në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, që drejtohet nga Ziadin Sela.
Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës dhe njohës i rrethanave politike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pakënaqësitë e shumta ndaj gjyqësorit po rrënojnë besimin ndaj qeverisë së Zaevit.
“Bindja ime personale është se është se Zaevi e humbi betejën që nga momenti i shuarjes së Prokurorisë Speciale dhe pritet të ketë kalime të deputetëve tjerë, pasi për momentin nuk e ka stabilitetin e duhur. Dy deputetët që ishin nga PLD-ja dolën publikisht, por ka dhe të tjerë që publikisht dalin e thonë këtë apo në heshtje bojkotojnë pjesëmarrjen në seancat e kuvendit. Unë nuk besoj se mund të përmirësohen proceset dhe unë besoj se kjo qeveri mund të bie shumë shpejt”, thotë Bashkim Selmani.
Qeveria që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, është votuar në kuvend më 31 gusht 2020, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 15 korrik të vitit të kaluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!