Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i gripit të shpezëve H5N8, ka konfirmuar Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas tij, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar kur janë paraqitur rastet e para në botë në vazhdimësi janë duke monitoruar situatën.
Ai tha se kanë kontakte të vazhdueshme me Organizatën Ndërkombëtare për Shëndetin e Kafshëve, pnë mënyrë që të jenë të përgatitur për ndonjë rast prezent edhe në Kosovë.
“Ne si autoritet prej fillimeve të para të paraqitjes së gripit të shpezëve H5N8 në vazhdimësi jemi duke monitoruar situatën në vendet ku ka raste të dyshuara dhe si autoritet më i lartë kemi kontakte të vazhdueshme me organizatën ndërkombëtare për shëndetin e kafshëve dhe marrim lajmërime mbi të gjitha zhvillimet që ndodhin qoftë në rajon apo në botë dhe jemi duke punuar që të përgatitemi në rast se do të kemi raste prezentë në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi për Ekonomia Online.
“Tani për tani nuk e kemi asnjë rast dhe duhet ta ndajmë me ju që në vitin 2005 kur në atë kohë ka qenë gripi i shpezëve ne kemi qenë duke i përgatitur planet dhe poashtu kemi qenë në linjën e autoritetit në përgatitjen për reagim kundër sëmundjes së gripit të shpezëve”, shtoi Thaçi.
Mes tjerash, Thaqi tha se është një grip i ri dhe ende ka vend për të hulumtuar rreth rrezikut dhe mënyrës së përhapjes së sëmundjes së gripit të shpezëve, raporton EO.
“Është një grip i ri sepse në të kaluarën ka qenë H5N1 dhe H5N7 prandaj është një grip i ri dhe ende ka vend për të hulumtuar rreth rrezikut dhe mënyrës së përhapjes së sëmundjes por çdo informatë që do të dalë nga autoritet ndërkombëtare ne menjëherë do ta ndajmë me qytetarin tonë që të jemi të përgatitur edhe si popullatë dhje autoritet që të bëjmë më të mirën të mundshëm që të mos jemi të prekur nga ky virus”.
Gripi i shpendëve H5N8 është shfaqur edhe te njerëzit, përderisa shtatë punëtorë të një ferme pulash në Rusi, janë konfirmuar dhjetorin e kaluar me këtë virus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City