LAJMI I FUNDIT:

“Topi i zjarrtë” mbi Kanadanë, drita e pazakontë në qiell çuditi qytetarët – u konstatua se bëhet fjalë për meteor

“Topi i zjarrtë” mbi Kanadanë, drita e pazakontë në qiell çuditi qytetarët – u konstatua se bëhet fjalë për meteor

Një top i madh i zjarrtë ka ndriçuar qiellin mbi Alberta të Kanadasë, duke i lënë të çuditur banorët e atjeshëm.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka arsye për brenga – pasi që bëhet fjalë për një meteor ndriçues, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë në rajonin e Kalgari, kanë kapur momentin kur një dritë e pazakontë ndriçon qiellin rreth orës 6:30. E dëshmitarë të kësaj skene ishin banorët e Edmontown dhe Saskachevan.


Ekspertët e meteorëve kanë publikuar pamjet e topit të zjarrtë – duke shpjeguar se bëhet fjalë për një meteor ndriçues që është futur në atmosferën e Tokës.

Deri më tani nuk dihet nëse pjesë të këtij meteori kanë rënë në tokë, ndërsa mbi 300 njerëz kanë raportuar autoritetet përkatëse për atë se çfarë kishin parë – duke besuar fillimisht se bëhet fjalë për sulm bërthamor.

“Për një moment mendova se bëhet fjalë për ndonjë raketë bërthamore apo diçka që e ka krijuar njeriu”, ka thënë një dëshmitar që është identifikuar si Chris. /Telegrafi/