Departamenti amerikan i Shtetit tha se interesat e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor janë të qëndrueshme dhe strategjia e tyre ndaj këtyre vendeve në thelb ka mbetur e pandryshuar.
Komentet u bënë nga zyrtari i lartë Matthew Palmer, në një intervistë me shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake.
Matthew Palmer, Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se nën administratën e re të Presidentit Biden mund të pritet një vazhdim i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm me SHBA.
“Politika amerikane, angazhimi amerikan, strategjia amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka qenë në thelb e qëndrueshme nga administrata në administratë. Kjo sepse interesat amerikanë janë konstante,” tha zoti Palmer.
Zoti Palmer drejton diplomacinë amerikane për integrimin e këtyre vendeve në institucionet perëndimore.
“Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjët si dhe të integruar në institucionet evropiane. Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin,” tha zoti Palmer.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re, që t’i japë përparësi dialogut me Serbinë.
Zoti Palmer thotë se përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi janë me rëndësi.
“Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm për Bashkimin Evropian,” tha zoti Palmer.
Ai tha se hapat pozitive në një drejtim të caktuar në Ballkanin Perëndimor sjellin pasoja pozitive diku tjetër në rajon.
“Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë, unë do të thosha se kjo është gjë e mirë për të gjithë në rajon,” tha zëvendës ndihmës sekretari i shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?