LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet Sasho Mijallkov: Nuk jam arratisur, nuk do të arratisem asnjëherë

Shfaqet Sasho Mijallkov: Nuk jam arratisur, nuk do të arratisem asnjëherë

Ish-drejtori i DSK-sa, Sasho Mijallkov i cili që nga dita e diel ishte i paarritshëm për institucionet shtetërore, sot pasdite u paraqit para Prokurorisë Publike.

Ai në deklaratë thotë se ka ardhur ta marrë vendimin për burgim shtëpiak që ia ka caktuar Gjykata Penale e Shkupit.

“Dje isha i sëmurë me temperaturë, dhe sot kur mora vesh për atë se çfarë po ndodh, erdha këtu të paraqitem”, tha Mijallkov.


Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të virusit COVID-19.

“Do ta përsëris edhe një herë atë që e kam thënë më herët, asnjëherë nuk do të arratisem. Ashtu siç më shihni, unë jam këtu”, tha Mijallkov duke kërkuar faljen për gjithë atë që ndodhi gjatë këtyre ditëve.

Mijallkov tha se ai shkon ta shohë vendimin e Prokurorisë./Telegrafi/