Kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Vitia, i cili po bashkëjetonte me një të mitur
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.
Lidhur me këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City