LAJMI I FUNDIT:

Familja mbretërore e Dubait tha se Princesha Latifa ishte nën kujdesin e tyre, por nuk publikuan ndonjë foto të saj

Familja mbretërore e Dubait tha se Princesha Latifa ishte nën kujdesin e tyre, por nuk publikuan ndonjë foto të saj

Familja mbretërore e Dubait thotë se Princesha Latifa është “nën kujdes në shtëpi”, pas pamjeve të shpërndara ku shfaqet ajo duke thënë se babai i saj po e mbante peng që kur u përpoq të largohej në vitin 2018.

“Ajo vazhdon të përmirësohet dhe ne shpresojmë që ajo do të kthehet në jetën publike në kohën e duhur”, tha në një deklaratë familja mbretërore.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në disa pamje të regjistruara fshehurazi nga vetë ajo, Princesha Latifa thotë se ka frikë për jetën e saj.

Pamjet nxitën thirrje globale në drejtim të Kombeve të Bashkuara për të nisur një hetim.

Kombet e Bashkuara po kërkojnë prova nga Emiratet e Bashkuara Arabe që Princesha Latifa është e gjallë
Lexo po ashtu Kombet e Bashkuara po kërkojnë prova nga Emiratet e Bashkuara Arabe që Princesha Latifa është e gjallë

Lidhur me këtë rast agjencia e KB-së për të Drejtat e Njeriut kërkoi prova nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vërtetuar që Princesha Latifa është ende gjallë.

Megjithatë nuk kishte asnjë video ose foto të lëshuar me deklaratën e familjes gjë që mund të shërbenin si prova nëse ajo jeton, dhe as nuk jepte ndonjë detaj në lidhje me gjendjen e saj.

Kreu i Human Rights Watch, Kenneth Roth, e përshkroi deklaratën e familjes së saj si një “histori mbuluese” dhe tha se askush nuk do t’u besonte atyre derisa Latifa të “kishte lirinë për të folur vetë”.

Çfarë tha familja mbretërore e Dubait?

Përgjigjja e familjes mbretërore erdhi përmes ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Londër.

“Në përgjigje të raportimeve të medieve në lidhje me Sheikha Latifa, ne duam të falënderojmë ata që kanë shprehur shqetësimin për mirëqenien e saj, pavarësisht nga mbulimi i cili sigurisht nuk reflekton me pozicionin aktual”, thuhet në deklaratë.

Princesha Latifa thotë se po mbahet peng nga babai i saj – regjistroi vetën fshehurazi duke kërkuar ndihmë
Lexo po ashtu Princesha Latifa thotë se po mbahet peng nga babai i saj – regjistroi vetën fshehurazi duke kërkuar ndihmë

“Familja e saj ka konfirmuar se asaj po i kushtohet kujdesi në shtëpi, e mbështetur nga familja e saj dhe profesionistët e mjekësisë”, thuhet më tej.

Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori