Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, kanë shënuar sot në mënyrë simbolike manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve”, duke përkujtuar kështu grevën e urisë 32 vite më parë në mbrojtje të Kosovës, që asokohe tronditi themelet e Jugosllavisë.
Ata fillimisht vunë lule dhe bënë homazhe pranë varrit të heroit Mehë Uka në fshatin Bajgorë, për të vazhduar me vizita tek memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Shipol, ndërsa aktivitetin e tyre e përfunduan tek pllaka përkujtimore e minatorëve të vitit 1989 në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Shyqyri Sadiku, njëri nga pjesëmarrësit e asaj greve, njëherit anëtar i Bordit të Trepçës, tha se greva e minatorëve në vitin 1989, ka qenë grevë madhështore.
Sipas tij, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë, është dashur të gjenden forma tjera në mënyrë që të përkujtohet dhe mos të harrohet ngjarja e para 32 viteve.
“Ka qenë një grevë madhështore, të cilën e patëm bërë për shkak të situatës së atëhershme, andaj i përgëzoj dhe uroj të gjithë minatorët. Për shkak të pandemisë, në pamundësi të organizojmë tubime madhështore si gjithmonë në Stantërg, na është dashur të gjejmë formë në mënyrë solidare të festojmë këto ditë të minatorëve”, ka thënë Sadiku.
Në emër të familjes, vëllai i heroit Mehë Uka, Rasim Uka, ka falënderuar minatorët dhe stafin menaxhues për respektin dhe nderin që i bënë me vizitën e tyre.
“I falënderoj të gjithë që bënë këtë nderim pranë varrit, njëherit nderuan gjakun e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, para 32 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë në mbrojtje të Kosovës nga synimet e errëta të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.
Kjo grevë, qe shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Ajo ngjalli interesimin e botës për Kosovën dhe e bëri të njohur se kishte një problem shqiptar të pazgjidhur.
Ishin rreth 1mijë e 300 minatorë që kishin zbritur në horizontet e minierës, ku qëndruan për tetë ditë, të vendosur të flijonin jetët e tyre për një të ardhme më të dinjitetshme të brezave që do të vinin.
Mbi 1200 minatorë u dënuan me nga 30-60 ditë burgim, ndërsa ndaj 14 të tjerëve, bashkë me udhëheqjen e Kombinatit Trepça dhe Azem Vllasin, si figurë politike, u zhvillua një proces monstruoz politik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A