Karakteristika kryesore e serisë së fundit të iPhone ishte aftësia për të lidhur një rrjet 5G, dhe duket se Apple tani po punon për zhvillimin e teknologjisë 6G.
Kompania me qendër në Cupertino ka reklamuar një punë në kërkim të inxhinierëve të cilët “do të kishin një mundësi unike për të punuar në krijimin e teknologjisë wireless të brezit të ardhshëm, si dhe për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme të produkteve të Apple”, transmeton Telegrafi.
Reklama erdhi pas raporteve se Apple po punonte për të zhvilluar modemët e saj për iPhone, iPad dhe pajisje të tjera – të gjitha për t’i bërë ato më pak të varura nga kompani si Qualcomm.
Prandaj, është logjike që hapi tjetër do të jetë zhvillimi i teknologjisë 6G, veçanërisht pasi Apple kohët e fundit u bashkua me grupin e industrisë të angazhuar në zhvillimin e 6G, të quajtur Aleanca për Zgjidhjet e Industrisë së Telekomunikacionit, raporton Bloomberg.
Sigurisht, meqenëse rrjeti 5G u bë më i përhapur gjatë vitit 2019, ne ndoshta nuk do të shohim 6G të zhvilluar plotësisht kaq shpejt.
Disa ekspertë parashikojnë se do të duhet të presim të paktën një dekadë, por Apple padyshim që dëshiron të jetë përpara konkurrencës.
Vitin e kaluar, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë 6G në hapësirë për të provuar këtë teknologji të re dhe për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City