LAJMI I FUNDIT:

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë?

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë?
Ilustrim

Kontrolli mbi emigracionin ishte një nga temat kryesore të fushatës së Brexit-it në referendumin e vitit 2016, që u mbajt në Britaninë e Madhe. Në këto rrethana, koha tranzitore post-Brexit ka përfunduar më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, sikurse ka përfunduar edhe mundësia e shtetasve evropianë për të punuar dhe jetuar në Britani apo edhe e vetë britanikëve drejt vendeve të BE-së. Rregullat e reja të emigracionit që po instalohen gradualisht, pritet të prekin edhe shtetasit shqiptarë që ndodhen atje pa dokumentacion të rregullt.

Sistemi i ri i vizave do të vendosë se kush mund të qëndrojë në Britani nga data 1 janar 2021 dhe do të bazohet në një ‘sistem pikësh’, si në rastin e Australisë që ky regjim funksionon prej shumë vitesh, duke favorizuar kështu emigracionin elitar. Treguesit e këtij sistemi të ri vizash bazuar në 70 pikë, do të varen nga niveli i aftësive profesionale të aplikantit, njohuritë e gjuhës angleze, oferta e punës, paga vjetore që duhet të jetë të paktën 20 mijë funte etj.

Verën e këtij viti pritet të publikohen rregulla të reja për studentët e huaj ku t’u lejohet të qëndrojnë dy-tre vjet pas përfundimit të studimeve. Prirja e përgjithshme e politikës së emigrimit është që të sjellë profesionist dhe jo emigrantët e paligjshëm, që vazhdojnë të vërshojnë çdo ditë drejt Britanisë.


Por, si do të ndikojë Brexit-i tek emigrantët shqiptarë në Britani?

Direktiva 2004/38 EC e Parlamentit Evropian (29 prill 2004) mbi të drejtat që u jepte shtetasve të BE-së dhe familjarëve të tyre për të lëvizur dhe jetuar lirisht në vendet anëtare të Unionit, ka përfunduar. Pra, nënshtetasit e BE-së, që jetonin në një vend jashtë origjinës së tyre, mund të tërhiqnin në vendin pritës edhe bashkëshorten ose familjarët e tjerë, duke u pajisur me leje qëndrimi. Me shkëputjen e Britanisë nga Unioni, automatikisht kjo direktivë skadon, çka do të thotë që edhe për të gjithë shtetasit shqiptarë në Angli që kanë një nënshtetësi të dytë, pra, një pasaportë të një vendi anëtar i BE-së, rregullat e Bashkimit Evropian nuk mund të përdoren më për tërheqjen e familjarëve të tyre. Gjithashtu, nëse një shtetas shqiptar arrin që të legalizojë qëndrimin e tij në Britani, përmes martesës me një shtetas evropian, kjo mundësi post-Brexit, bie tërësisht sepse nuk e kanë më të drejtën ta kërkojnë martesën përveçse vetëm kur shtetasi evropian ka siguruar lejen e qëndrimit të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, ose me një shtetas britanik, ku ky i fundit të ketë të ardhura të mjaftueshme.

Deri më tani, shifrat zyrtare të shqiptarëve të deklaruar atje arrijnë në 70 mijë, por burime jozyrtare nga shoqatat shqiptare në Londër tregojnë se kjo shifër shkon mbi 100 mijë shqiptarë, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë dokumente të ligjshme qëndrimi. Sakaq, sipas të dhënave të publikuara online nga Ministria e Brendshme Britanike (në gov.uk/homeoffice) shifrat e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil politik në Britani, pra, ende po presin një vendim nga ‘Home Office’ referuar muajit shtator 2020 janë 7723 aplikime.

Por, Brexit-i nuk do të ndikojë tek ata shtetas që kanë viza biznesi. Aplikimet për viza pune dhe biznesi zënë një përqindje shumë më të lartë miratimi, krahasuar me aplikimet për viza turistike. Sipas ‘Companies House’, referuar muajit mars 2020, janë të regjistruar 1833 biznese në pronësi të shtetasve me orgjinë shqiptare. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve kanë të paktën 1- 2 milionë paund xhiro vjetore.

Listën e kryesojnë bizneset e vogla, si lavazhet e makinave, numri i të cilave varion në 600-700. Biznesi i ndërtimit, restorantet e kafenetë të stilit grek, turke, italiane, sepse shumë prej shqiptarëve atje vinë nga vende ku kanë emigruar më parë si Italia e Greqia, dhe janë vendosur në Angli pas eksperiencave të gjata në vendet fqinje. Sakaq, shtoj se 30 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë britanike deri më sot. Ka një numër të madh të shqiptarëve me nënshtetësi greke dhe italiane, që po aplikojnë për nënshtetësi britanike e që kanë mbi 5 vite qëndrim në UK, ndërsa ata që kanë me pak se 5 vite duhet ende të presin që të përmbushet afati kohor.

Në trend

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Kalo në kategori