Për rreth një vit, qytetarët që kanë dashur të marrin nënshtetësinë në vendin tonë, kanë qenë të bllokuar. Kjo për faktin prej në fillim të vitit të kaluar, Komisioni i posaçëm në Qeveri për dhënien e testit të gjuhës maqedonase me qëllim marrjen e nënshtetësisë, nuk ka caktuar provime, duke u arsyetuar me masat kundër Covid19. Nga Qeveria thonë se Komisioni është aktiv, por nuk ka mbajtur testet e gjuhës maqedonase, për qytetarët që kërkojnë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Për herë të fundit, Komisioni ka mbajtur takim me qytetarë më 6 mars 2020, pak para se të shpallet gjendja e jashtëzakonshëm. Prej atëherë nuk është mbajtur pranim për takime për shkak të krizës me Covid19, grupimet janë të ndaluara, ndërsa duke pasur parasysh atë se intervistat zhvillohen drejtpërdrejtë mes anëtarëve të Komisionit dhe qytetarit i cili kërkon nënshtetësi për së afërmi, është e pamundur të mbahen kontakte fizike me më shumë persona”, deklarojnë nga Qeveria.
Për më tepër, takimi radhës nuk planifikohet të mbahet për aq kohë sa masat për mbrojtje nga koronavirusi janë në fuqi.
“Qytetarët vendosen në listë dhe presin në rend për intervistë, kur do të krijohen kushte pas situatës me krizën me Covid19, e kur do të ndalojnë të vlejnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, për grupimet, atëherë Komisioni përsëri do të fillojë të mbajë seanca për intervista”, thonë nga Qeveria.
Nga Komisioni thonë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë tjetër, pasi që kandidatët në intervistë patjetër të jenë të pranishëm fizikisht.
Siç njofton “Alsat” në periudhën e fundit është shtuar edhe intensiteti i shqyrtimit të kërkesave për nënshtetësi, në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Nga kjo Agjenci thonë se intensitetin e kanë rritur që vitin e kaluar ku janë shqyrtuar dhjetëra mijëra kërkesa, krahasuar me vite më parë, kur brenda vitit nuk janë shqyrtuar më shumë se tre mijë kërkesa./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë