LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Reforma zgjedhore e domosdoshme

Tahiri: Reforma zgjedhore e domosdoshme

Politologu Ramush Tahiri po e sheh të nevojshme reformën zgjedhore, në mënyrë që Kuvendi ta forcojë kontrollin mbi Qeverinë.

Tahiri ka thënë se Kuvendi gjithmonë po shndërrohet në “dorë të zgjatur të Qeverisë”.


“Parlamenti te ne është dorë e zgjatur e qeverisë asnjëherë nuk ka ndodh që parlamenti me rrëzuar një projektligj ose me ndryshuar, dhe gjithmonë kemi zënka pozitë dhe opozitë por asnjëherë nuk kemi diçka që është interes i popullit. Unë jam që me pas reformë zgjedhore dhe ligjor dhe me e forcuar kontrollin e kuvendit ndaj qeverisë dhe kjo na bënë shtet demokratik”, tha Tahiri.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka komentuar edhe programet e subjekteve politik, madje i ka cilësuar si dëshira të babadimrit.

Tahiri thotë se partitë politike kanë dhënë premtime afërsisht të njëjta.

“Janë bërë si dëshira të babadimrit edhe premtime me para dhe me rritje të rrogave, me investime me shpërndarje miliardësh dhe do të ishte krejt mirë sikur krejt t’i binin këto para nga jashtë, dhe është shumë keq se këto para janë taksa tona dhe këta vetëm e distribuojnë edhe po na tregojnë se paratë tona dinë të distribuojnë më mirë se sa që dimë na”.

“Janë premtime të pamatura që nuk duhet me i zanë besë dhe nuk po ka analizë nga ekspertë nga ekonomistë të cilët tregojnë se shpërndarja e buxhetit në këtë mënyrë është me u sjellë jo me nikoqirllëk ndaj buxhetit të Kosovës”.

Madje ai është i bindur se me formimin e Qeverisë që pritet pas 14 shkurtit asnjëra nga partitë nuk do ta respektojë programin.

“Gjithë partitë politike s’besoj që dikush i lexon programet se besoj që edhe kur të bëhet qeveria asnjëra prej tyre nuk e ka respektuar duke e përfshirë edhe VV-në që duke se është një Qeveri në ardhje”.

Sipas tij, rezultati cilido i zgjedhjeve që do të jetë duhet të pranohet nga partitë politike, pasi që siç thotë ai mospranimi i rezultateve rrezikon që partitë politike të hynë në ciklin e anarkisë.

“Sondazhet e fundit të PIPO-s duken reale, me rëndësi është që votimet me qenë të drejta mu pranuar rezultatet e votimeve dhe Kosova duhet të evitojë rrezikun që mos me u pranuar zgjedhjet, dhe një parti e cila nuk është e kënaqur me rezultatet dhe mos me i pranuar dhe me hy në ciklin e anarkisë. Shihet që asnjë parti nuk do ta bënë qeverinë vet dhe do të kemi koalicione dhe do të kemi harmonizim të programeve për qeverisje”, tha Tahiri.

Zgjedhjet nacionale në vend pritet të mbahen të dielën me 14 shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori