LAJMI I FUNDIT:

Përfundon greva e minatorëve të “Trepçës”

Përfundon greva e minatorëve të “Trepçës”

Ka përfunduar tashmë greva e disa prej minatorëve të minierës së “Trepçës” të cilët i ishin futur grevës nga e enjtja, kjo pasi që ata nuk kanë marrë pagat e muajit janar.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, kishte treguar për KosovaPress se në grevë kanë hyrë minatorët e ndërrimit të dytë të horizontit të X.

Osmani tha se minatorët janë takuar nga drejtori i Ndërmarrjes së “Trepçës” por edhe përkundër kësaj 10 nga minatorët kanë refuzuar që të ndërpresin grevën.


Ndërsa 45 punëtorët e ndërrimit të tretë nuk kanë dalë fare në punë.

Një grup minatorësh të “Trepçës” hyjnë në grevë
Lexo po ashtu Një grup minatorësh të “Trepçës” hyjnë në grevë

“Ndërrimi i dytë i horizontit të dhjetë nuk ka punuar , ndërsa horizontet tjera kanë punuar. Atje kemi qenë me drejtorin e ‘Trepçës’ dhe sindikatave, ku kanë qenë në grevë 20 deri në 25 minatorë të cilët drejtori i njoftoi se do të presin edhe 4 ose 5 ditë për t’u bërë pagesa pra deri të shitet koncentrati, brenda javës së ardhshme do të dalin 100 përqind e rrogës. Mirëpo punëtorët nuk pranuan. Ndërrimi i tretë i ka 45 punëtorë pra në fund kanë mbetur 10 punëtorë që nuk kanë dashtë me dalë dhe ndërrimi i tretë nuk ka hy hiç, pra kanë shkuar në shpi”, tha Osmani.

Ndërkohë që Osmani thotë se nuk dihet nëse grevës ia janë bashkuar edhe punëtorët e ndërrimit të tretë.

“Nuk po dimë nëse ndërrimi i parë ka hy në grevë apo jo sot, nuk na kanë lajmëruar asgjë”, tha Osmani.