LAJMI I FUNDIT:

DnV: Qeveria të rishqyrtojë masat e reja anti-Covid, mund të diskriminojnë votuesit që vijnë nga jashtë

DnV: Qeveria të rishqyrtojë masat e reja anti-Covid, mund të diskriminojnë votuesit që vijnë nga jashtë
Foto: Arkiv

Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim shpreh shqetësim për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid.

Sipas DnV ky vendim është marrë në një kohë kur numri i personave të infektuar me Covid-19 është në rritje të vazhdueshme dhe kur masat parandaluese paraprake janë shkelur në pothuajse të gjitha aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike.

Mërgimtarët që vijnë nga këto shtete, duhet ta kenë testin PCR negativ për të hyrë në Kosovë (Dokument)
Lexo po ashtu Mërgimtarët që vijnë nga këto shtete, duhet ta kenë testin PCR negativ për të hyrë në Kosovë (Dokument)

“Për më tepër, vendimi i Qeverisë është kontradiktor me vendosjen e masave të reja ndaj qytetarëve të Kosovës, (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), të cilët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ RT-PCR të bërë më së largu 72 orë ose në të kundërt të vetizolohen për 7 ditë”.


Qeveria: Mbesin në fuqi masat e njëjta, përveç heqjes së orës policore dhe kthimit të mësimit në fakultete
Lexo po ashtu Qeveria: Mbesin në fuqi masat e njëjta, përveç heqjes së orës policore dhe kthimit të mësimit në fakultete

“Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë. Duke e ditur që shumë qytetarë me të drejtë vote janë nisur drejt Kosovës, kjo masë e re e Qeverisë e paralajmëruar me vonesë, mund të cenojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar”.

DnV kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-Covid të cilat sipas tyre janë në kundërshtim edhe me rekomandimet e ekspertëve të fushës, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori