LAJMI I FUNDIT:

Mbeturina të hedhura skaj Vardarit në Kondovë!

Mbeturina të hedhura skaj Vardarit në Kondovë!

Jemi këtu mes fshatit Kondovë dhe fshatit Lubin, mu për skaj lumit Vardar, por për fat të keq ky vend kaq i bukur po përdoret për hedhjen e mbeturinave dhe po krijohen deponi të egra.

Mbeturina dhe mbetje ndërtimi këtu hidhen.

Ky vend mund të përdorej për shëtitje dhe rekreacion, por po përdoret për hedhjen e mbeturinave.


Nga Komuna e Sarajit thonë se kjo është si pasojë e moskujdesit të qytetarëve.

“NPK Saraj gjatë vitit 2018 ka pastruar 700 m3 prej deponive te egra, kurse në vitin 2019 u pastruan 815 m3 dhe në vitin 2020 u bë pastrimi i 845 m3, kuptohet që ka edhe vende tjera që duhet të pastrohen, por neve na brengos fakti, se në disa prej këtyre vendeve i kemi pastruar disa herë, mirëpo nga moskujdesi dhe mosruajtja e ambientit jetësor nga qytetarët janë krijuar deponi”, thonë nga NPK-Saraj.

Deponi të egra janë krijuar edhe në disa vende të fshatit të Sarajit, si në rrugën e re që lidh Sarajin me fshatin Rashçe. Në zgjedhjet komunale kryetari i tanishëm i komunës së Sarajit kishte premtuar se do të ketë pastrim të gjithë shtratit të lumit Vardar që kalon në pjesën e Sarajit./TV21/