LAJMI I FUNDIT:

Modelja Belen Rodriguez do bëhet nënë për herë të dytë

Modelja Belen Rodriguez do bëhet nënë për herë të dytë
Belen Rodriguez

Thashethemet qarkulluan prej kohësh, por nuk ishte mohuar e as pohuar nga protagonistët.

Megjithatë, modelja Belen Rodriguez ka konfirmuar tani se është shtatzënë për të dytën herë pasi është nënë e një djali të quajtur, Santiago De Martino.

Ajo dhe i dashuri i saj, Antonino Spinalbese, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.



Lajmi po ashtu është bërë i ditur edhe nga revista Chi, për të cilën të dy dhanë një intervistë.

“Unë jam në muajin e pestë të shtatzënisë dhe jam shumë e lumtur”, i tha ajo të përjavshmes. Dhe shtoi: “Për herë të parë dua një njeri të mirë”.

Modelja Belen Rodriguez vishet nga kreatorja Lia Stublla
Lexo po ashtu Modelja Belen Rodriguez vishet nga kreatorja Lia Stublla

Belen dhe Antonino ndërkohë janë së bashku që nga vera e kaluar. Të dy shpesh ndajnë me njëri-tjetrin momente të lumtura në rrjete sociale.

Argjentinasja më parë ka qenë e njohur për lidhjet e dashurisë me Stefano De Martino dhe me pilotin Andrea Ianonne. /Telegrafi/