LAJMI I FUNDIT:

Me Porsche, ky djalë futet në rrethrrotullim me shpejtësi 190 km/orë

Me Porsche, ky djalë futet në rrethrrotullim me shpejtësi 190 km/orë

Porsche është një nga ato makinat që ofron kontroll të përsosur në rrugë, por jo kur është pas timonit një shofer i pa përvojë.

Dhe këta shoferë duket se kanë qasje në gjithçka, madje edhe në modelin e fundit të Porsche.

Taycan elektrik është një produkt jashtëzakonisht i kërkuar dhe ofron shpejtësi joreale dhe një bollëk elektronik.


Fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që do ta paralajmërojë shoferin se e ka ekzagjeruar me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Një shembull i tillë u shfaq së fundmi në Reddit.

Shoferi i Taycan vendosi të provojë këtë veturë dhe të kontrollojë sa shpejt mund të ketë startin kjo Porsche.

Nuk vonoi shumë për t’iu afruar kufirit prej 200 km/h dhe më pas u shfaq një rrethrrotullim para tij.

Sigurisht, ajo hyri në trajektore shumë shpejt, kështu që elektronika nuk kishte asgjë për të bërë.

Mungesa e përvojës bënë që ai të shkojë drejt një aksidenti. /Telegrafi/

Idiot at high speed from r/IdiotsInCars