LAJMI I FUNDIT:

Ambientalistët kërkojnë Ligj të ri për mbrojtjen e malit Vodno në Shkup

Ambientalistët kërkojnë Ligj të ri për mbrojtjen e malit Vodno në Shkup

Vendimi për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë nuk është përfundimtar. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të shqyrtojë vërejtjet e deritanishme. Lidhur me kërkesën e ekologëve për të tërhequr vendimin dhe të miratohet Ligj i ri për malin Vodno, ministri Naser Nuredini do të presë më shumë mendime, në mënyrë që të mendojë më mirë në këtë drejtim.

Përveç institucioneve, të gjithë ekspertët duhet të konsultohen dhe Vodno të fitojë mbrojtje të plotë, thonë ambientalistët. Nisma civile “E dua Vodnon” kërkon miratimin e një Ligji të veçantë për Vodnon, dhe jo vendim, sepse me të mund të ndërtohet përgjatë malit.

“Ky vendim lejon që në 40 përqind të Vodnos së mbrojtur të ketë kushte për ndërtimin e shtëpive private, hoteleve etj. Kush do të vendosë nëse mund ose jo, kur vendimi thotë: po, në këtë zonë lejohet”, tha Tatjana Stojanovska “E dua Vodnon”.


Qëndrim të ngjashëm në debatin publik kishin edhe profesorët universitarë pranë Fakultetit të Pylltarisë. Qëllimi, siç thanë ata, është që Vodno ta mbrojë qytetin e Shkupit. Përndryshe, plani i institucioneve është të mbrohet vetëm biodiversiteti i Vodnos në gati 4,000 hektarë. Vitet e fundit ky mal është mbingarkuar me ndërtesa, për çka paraprakisht aktivistët edhe protestuan.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori