LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj-Stublla mirëpret letrën e presidenti Biden për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë

Ministrja Haradinaj-Stublla mirëpret letrën e presidenti Biden për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mirëpritur letrën që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilës ka kërkuar njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e diplomacisë kosovare e vlerëson këtë si një arritje në pozicionin e palëkundur të Kosovës për përmbylljen e dialogut final me Serbinë me njohje të pakushte të pavarësisë së Kosovës, duke respektuar parimet e pandryshueshme për karakterin unitar, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

“Si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kam kërkuar në vazhdimësi rol aktiv e përcaktues të SHBA-ve në dialogun final me Serbinë. Vetëm me përfshirjen e SHBA-ve, me qëndrimin e tyre të palëkundur se duhet të ketë njohje reciproke, mund të arrihet marrëveshja finale e cila do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë“, ka thënë Ministrja Haradinaj-Stublla, duke vënë në pah rëndësinë e prezencës amerikane dhe rolin e saj aktiv të dëshmuar në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën. Pa rolin aktiv dhe përcaktues të SHBA-ve si aktor kryesor dhe administratën e Presidentit Biden do të jetë vështirë të paramendohet një marrëveshje e qëndrueshme që garanton njohjen reciproke mes dy shteteve”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori