LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive bëhet dhënia e plazmës konvalescente tek pacienti i parë me COVID-19

Në Klinikën Infektive bëhet dhënia e plazmës konvalescente tek pacienti i parë me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë që është duke u trajtuar nga COVID-19.

Zemaj thekson se “gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë”.

“Në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook, përcjell Telegrafi.
Tutje, ai ka shkruar se jemi bërë shembull për rajonin.


“Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë”, thotë ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 284 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/