LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut në bisedime me Moderna për të ndërtuar fabrikën e vaksinave – vlera deri në 200 milionë dollarë

Koreja e Jugut në bisedime me Moderna për të ndërtuar fabrikën e vaksinave – vlera deri në 200 milionë dollarë

Koreja e Jugut dhe prodhuesi i vaksinave kundër COVID-19 “Moderna” janë në diskutime rreth një investimi prej 200 milionë dollarë nga prodhuesi i barnave amerikane për të ndërtuar një fabrikë prodhimi vaksinash në vend, tha një ish-ministër i qeverisë i cili ishte i përfshirë në bisedime.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi vjen ndërsa qeveria njoftoi gjithashtu të premten se ka miratuar trajtimin anti-COVID-19 të kompanisë farmaceutike Celltrion për përdorim të kushtëzuar.


Park Young-sun, që dha dorëheqjen muajin e kaluar si ministre për të kandiduar për kryebashkiakun e Seulit, bëri komentet në lidhje me Moderna në një intervistë me mediat vendase.

Ajo gjithashtu tha se Moderna ishte shumë e interesuar në tregun aziatik, sipas raportit.

“Moderna ka shprehur interesin e saj për të investuar 200 milion dollarë… dhe unë do të vazhdoj të marr pjesë në diskutim për një kohë, pasi kisha biseduar me ta si ministër”, u citua të ketë thënë Park.

Zyrtari i fushatës së saj ka thënë se fabrika do të ndërtohet në kryeqytetin Seul.

Por “ende nuk është vendosur kur dhe nga sa fabrika do të jetë në gjendje të prodhojë vaksinat”, tha zyrtari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori